Etika e diskursit social

AuthorMusa Nikçi
Pages21-25
21
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Etika e diskursit social
Musa Nikçi
Abstrakt
Në këtë punim do të analizohet etika e diskursit social si një disiplinë e cila formon rrënjë në
lozo të e ndërkomunikimit. Si disiplinë relativisht e re dhe në zhvillim ofron një bosht teorik
dhe lozo k mbi normat morale të sjelljes dhe komunikimit. Zbulimi i kësaj disipline lidhet
me emrat dhe punën e shumë autorëve. Në këtë punim do të analizohet kryesisht lozo a
e Habermasit dhe zana lla e kërkimeve teorike për ta ndërtuar dhe konceptuar etikën e
diskursit social.
Hyrje
Ndër frazat më të famshme të diskursit etik që propozohet nga Jurgen Habermas
është: në diskurs, forca natyrale e argumentit më të mirë është prevalente. Etika e
diskursit i referohet një lloj argumenti që përpiqet të kr ojë të vërteta normative
ose etike duke shqyrtuar supozimet e diskursit1. Variacionet e kët argumenti janë
përdorur në vendosjen e etikës egalitariane, si dhe etikës libertariane.
Etika e diskursit lidhet kryesisht me punën e Karl-O o Apel (1980) dhe Jürgen
Habermas, i cili bashkon teorinë e t të racionalitetit dhe veprimit komunikuese
(1981) me njohuritë e Apelit (Habermas 1983, 1989).
Shqyrtimi i literaturës
Historiku dhe zhvillimi
Filozofët e dikurshëm të Frankfurtit, Jurgen Habermas dhe Karl-O o Apel,
konsiderohen të jenë themelues të etikës së diskursit modern, i cili mori formë në
vitet shtatëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë të shekullit të njëzetë. Megjithatë, ideja e ED2 u
rrit nga G. H. Mead në llim të shekullit të njëzetë, i cili u frymëzua nga semiotika
pragmatike e C.S. Peirce, në të cilën komunikimi është instrumenti kryesor në proceset
kolektive të vërtetimit të së vërtetës. Që nga Apel dhe Habermas, ED është ndjekur
nga një numër lozofësh. Për qëllime të përqëndrimit dhe qartësisë, në këtë punim
do të përqëndrimi te lozo a që mbështetet nga Habermas.
Ashtu si Mead, të dy Apel dhe Habermas janë plotësisht të ndikuar nga pragmatizmi.
Apel heton të ashtuquajturat kushtet transcendental-pragmatike të komunikimit. Si
përgjigje e pragmatistëve ndaj sistemit të Kantit me arsye të pastër, ai pohon se kushdo
që merr pjesë në një argument pranon në mënyrë implicite të gjitha pretendimet e
mundshme që mund të bëhen, sa kohë nëse këto pretendime mund të justi kohen
nga argumente racionale (Apel 1980, fq. 277).
Në zhvillimin e versionit të t të ED, Habermas kombinon teorinë e t të konsensusit
të së vërtetës (1973) me teorinë e t të veprimit komunikuese (1981). Ai përshkruan
1 Discourse Ethics.” Encyclopedia of Science, Technology, and Ethics, Encyclopedia.com, www.
encyclopedia.com/science/encyclopedias-almanacs-transcripts-and-maps/discourse-ethics.
2 Shkurtesw pwr Etikwn e Diskursit.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT