Femërorja në veprën e James Joyce-it dhe Ismail Kadaresë

AuthorAida Zaganjori
Pages96-106
96
Vol. 5 No.2
September, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Femërorja në veprën e James Joyce-it dhe Ismail Kadaresë
Aida Zaganjori
Gjinia është një nga akset kryesore të ndërtimit të identitetit të individit. Ajo përbën
elementin përmes të cilit format më thellësisht të ruajtura të normave sociale nguliten
në mënyrën më të natyralizuar, duke ofruar pastaj metafora edhe për format e tjera
të ku -bërjes që strukturojnë botën sociale.1 Prandaj, në rrafshin letrar, shqyrtimi i
mënyrave të konstruktimit të gjinisë mund të shihet si një ll i rëndësishëm ud hëheqës
në analizën e personazhit në përgjithësi.
Është vërejtur se tek Uliksi i James Joyce-it sfera publike është gjerësisht, ndonëse
jo vetëm, e banuar nga meshkujt, dhe e mbizotëruar nga shqetësimet e tyre; sfera
shtëpiake është e hapur edhe për gratë edhe për burrat, por të paktën pjesërisht
kontrollohet dhe simbolizohet nga të parat (Nolan 2002: 166). Kjo “ndarje e sferave”
tipike patriarkale është po aq e qartë edhe tek Dublinasit apo tek Portreti i artistit të rini.
Një ndarje e tillë është e dukshme në njëfarë mase edhe në veprat e Ismail Kadaresë.
Nisur edhe nga disa veçori të tjera të ngjashme të personazheve femra në veprat e
dy autorëve, në këtë punim do të bëjmë një shqyrtim krahasues të konceptimit ose
konstruktimit të femërores në kr imtaritë letrare respektive.
Para së gjithash duhet të nënvizohet këtu se në kapërcyellin e shek. XIX, lëvizjet për
të drejtat e grave qenë një çështje tepër e nxehtë jo vetëm në planin social-kulturor por
edhe në atë politik.2 Këtë emancipim të gruas Joyce-i e shihte si “revolucionin më të
madh të kohës”. Siç shkruante ai, “emancipimi i grave ... ka shkaktuar revolucionin
më të madh të kohëve tona në marrëdhënien më të rëndësishme që ekziston – atë mes
burrave dhe grave; revoltën e grave kundër idesë se ato janë thjesht instrumente të
burrave”.3 Ndonëse në një periudhë më të vonë, edhe Kadare përballej me një situatë
të ngjashme. Një nga reformat më të rëndësishme që u ndërmorrën në Shqipërinë e
pas Lu ës II Botërore ishte pikërisht emancipimi i gruas nga normat e trashëguara
të shoqërisë tradicionale patriarkale, dalja e saj si e barabartë në të gjitha sferat e
jetës shoqërore. Prandaj, ndonëse me njëfarë distance kohore dhe kulturore, vepra
e Joyce-it dhe Kadaresë ngrihet në një kontekst strukturalisht të ngjashëm përballë
problematikës së emancipimit të gruas. Ndaj dhe analiza krahasuese e konceptimit të
tyre të femërores duhet të shihet në kuadrin e kësaj problematike.
Është vënë në dukje se tek Joyce-i personazhet femra që janë plotësisht të formuara dhe
të vetë-realizuara intelektualisht janë relativisht të rralla (Eide 2009: 78). Një dukuri
e tillë bie në sy edhe tek Kadare gjithashtu. Në një aspekt, ky fenomen dëshmon për
një konceptim disi tradicional të feminilitetit ose femërores. Të paktën deri me llimin
e lëvizjeve feministe në vitet 1960-të, kjo kategori ishte konstruktuar tradicionalisht
në funksion të “dëshirave mashkullore”, duke nënkuptuar nderim, respekt dhe
bindje ndaj meshkujve, të lidhura këto me një imazh të femrës si e nënshtruar, zë-
ulët, mirëkuptuese dhe amësore, me dëshirë për t’i dhënë përparësi kënaqjes së të
1 Për më gjerësisht, shih Horowitz 2005: 882.
2 Në Britani, për shembull, e drejta e votës për femrat u miratua vetëm pas Luftës I Botërore, më 1918 (shih
Perry 1990: 402).
3 Cit. nga Eide 2009: 78.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT