Fillimi i procedurës administrative në Kosovë ne aspekte krahasuese me rajonin

AuthorShanoela Zaçe - Leutrim Himaj
PositionUniversiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik - Universiteti i Prizrenit 'Ukshin Hoti
Pages274-280
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
274
Fillimi i procedurës administrative në Kosovë ne aspekte krahasuese me
rajonin
MSc. Shanoela Zaçe
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik
Leutrim Himaj
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti
Abstrakt
Fillimi i procedurës administrative paraqet fazën e parë, dhe fazën thelbësore për
zhvillimin e procedure administrative në mënyrë që të ndjek ne fazat e tjera të përcaktuara
me ligj. Në vazhdim do të këtij punimi do të njihemi ne mënyrë te detajuar për fillimin
e procedurës administrative, subjektet që kanë të drejtë inicimin e fillimit të procedurës
administrative, fillimi i procedurës administrative sipas maksimës oficiale dhe maksimës
private, çka duhet të përmbajë kërkesa për inicimin e fillimit të procedurës administrative,
mënyrat e dorëzimit të kërkesës, regjistrimi i kërkesës si dhe për bashkimin, ndryshimin
dhe tërheqjen e kërkesës për fillimin e procedurës administrative. Po ashtu duke
krahasuar ligjin për procedurën administrative me ligjet procedurale administrative të
vendeve të rajonit si dhe disa vendeve të BE-së do të njihemi më mirë me atë se ku
qëndron Kosova sa i përket legjislacionit për procedurën administrative, veçanërisht
për fillimin e procedurës administrative. Do te shikojmë a ka mundësi qe situata ne te
cilen ndodhemi te ndryshoje, te jete sa me afër individit dhe qe ne radhe te pare te
garantojnë mbrojtjen dhe te drejtat e qytetarëve. Mos te behet pjese e abuzimeve te
segmenteve te ndryshme apo vegel politike qe garanton mbrojtjen e nje grupi te caktuar
personash.
Hyrje
1) Kuptimi i procedurës administrative dhe fazat e saj
Procedura administrative përcaktohet si rend i jashtëm i veprimeve reciprokisht të
lidhura që ndërmerren për vendosjen e çështjes konkrete administrative. Këto
veprime reciprokisht të lidhura rrjedhin sipas rendimit të caktuar me ligj (sipas
procedurës ligjore) (Sokoli, 2005, 115).
Në teorinë juridike si dhe në praktikë konsiderohen se ekzistojnë pesë faza të
mundshme të procedurës administrative:
- Fillimi i procedurës administrative;
- Procedura hetimore (e shqyrtimit), përkatësisht procesi ekzaminues;
- Faza e nxjerrjes së vendimit;
- Procedura ankimore (procedura në shkallë të dytë) dhe
- Ekzekutimi administrativ 1.
2) Fillimi i procedurës administrative
Që të mund të fillohet (hapet) procedura (procedimi) duhet të ekzistojë iniciativa
(nisma) e vetë organit i cili mund ta hapë procedurën administrative kryesisht (ex
1Ibid., fq. 116.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT