Forma urbane në ciklin e ripërtëritjes adaptive në qëndrat e qyteteve shqiptare

AuthorRenilda Hyseni
Pages201-210
201
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.1
May, 2020
Forma urbane në ciklin e ripërtëritjes adaptive në qëndrat e qyteteve
shqiptare
Ark. Renilda Hyseni
Abstrakt
Shqipëria, si shumë vende të tjera në zhvillim, ka përdorur teori të importuara në fushën e
plani kimit dhe modele qeverisëse të gatshme nga vendet e tjera për t'u përballur me s dat
e zhvillimit urban. Kjo mund të rezultojë e vlefshme, deri në një farë mase, në ofrimin e
zgjidhjeve të shpejta për çështjet urbane. Megjithatë, të metat e planeve të zhvillimit, strukturat
qeverisëse dhe konteksti lokal shpesh janë përballur me problematika duke shkatërruar zona
të vlefshme në brendësi të qyteteve. Mjedisi urban gjendet në një dinamikë të vazhdueshme
ndryshimi si rezultat i presioneve ekonomike, sociale, mjedisore dhe kulturore. Qytetet
shqiptare pas viteve ’90, u përballën me një ekonomi të lirë tregu, e cila gjeneronte ndryshime
të vazhdueshme në të gjitha fushat, rrjedhimisht edhe në sistemin urban. Ky studim synon
të kryejë një analizë të formës urbane (në elementë formalë) dhe shqyrtimin e procesit të
ripërtëritjes urbane si një cikël. Transformim i vazhdueshëm i mjedisit urban con në kr imin e
tipologjive të ndryshme urbane. Përvoja e ciklit të ripërtëritjes ofron një kornizë për të kuptuar
logjikën e transformimeve morfologjike, duke futur variabla dhe çështje më të gjera, duke
mbajtur në kontroll fokusin kryesor të studimit: lidhja midis formës urbane dhe ripërtëritjes
adaptive.
Pavarësisht nga rëndësia e çështjes, ka hulumtime të ku zuara mbi procesin e ripërtëritjes
në raport me morfologjinë urbane dhe akoma më pak përpjekje për të krahasuar zgjidhjet në
plani kim me zhvillimin joformal.
Në vazhdim, ky hulumtim ka për qëllim të hetojë ndryshimet morfologjike në indin urban
në zonat ku ndërhyhet me politikat e ripërtëritjes urbane dhe të zbulojë dallimet në modelet
që kr ohen para dhe pas proceseve të ripërtëritjes. Koncepti i morfologjisë urbane nuk është
i përfshirë në ripërtëritjen urbane dhe praktikat e plani kimit urban në Shqipëri. Ndërhyrja
përmes përtëritjes shkatërron njësinë strukturore të hapësirës urbane, e cila shfaqet si pasojë
e ndryshimeve në nivel të qyteti, rrjeti rrugor ose indi. Studimi do të analizojë marrëdhënien
midis morfologjisë urbane dhe ripërtëritjes, përbërësit e morfologjisë urbane, ndryshimet në
strukturën e qytetit dhe dallimet numerike që ndodhin në raportet e rrugëve, ndërtimeve dhe
hapësirës së gjelbër që janë para dhe pas projektit të ripërtëritjes dhe rezultatet e analizës
morfologjike. Shihet që zonat kanë diferenca të konsiderueshme kur krahasohet me situatën e
mëparshme. Gjetjet tregojnë se projektet e rinovimit urban në Shqipëri janë vënë në praktikë
me një qasje të huazuar, pa bërë një analizë të thellë.
Fjalët kyce: Morfologjia urbane, cikli I ripërtëritjes adaptive, ripërtëritja urbane, indi urban,
transformim.
1. Qëllimi i kërkimit dhe objektivat
Peisazhi i qytetit evolon si rezultat i kon ikteve të vazhdueshme në nivel historik
midis shoqërisë, ekonomisë dhe mjedisit natyror. Rrjedhimisht, qyteti transmenton
vlerat materiale dhe estetike të proceseve urbane që dominojnë në një moment të
caktuar. Fokusi kryesor i kët kërkimi është të hulumtojë potencialin e formës urbane
për tu përfshirë në ciklin e ripërpëritjes adaptive në qytetet shqiptare. Synohet të
analizohen ndërhyrjet e projekteve të ripërtëritjes urbane në Shqipëri dhe cilësia e
produktit të kët fenomeni në terma funksionalë dhe estetikë.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT