Ftohja politike Noli - përfaqësuesit e Shkodrës gjatë qeverisjes së Fan Nolit në 1924

AuthorMarsel Nilaj
PositionUniversiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi'
Pages164-175
164
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Ftohja politike Noli – përfaqësuesit e Shkodrës gjatë qeverisjes së Fan Nolit
në 1924
Dr. proc Marsel Nilaj
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Abstrakt
Qeveria e dalë në qershor 1924, nën drejtimin e Fan Nolit si Kryeministër, do të shihej si një
ndër më të veçantat në Shqipëri, të dala që nga llimi i viteve ’20. Si pjesë e kësaj qeverie do
të ishin edhe personalitete nga Shkodra ku ndër më kryesorët do të ishte Luigj Gurakuqi, i
cili do të mbante postin e Ministrisë së Financave. Në këtë kohë Shkodra do të varte shpresa
të mëdha tek përfaqësuesit e saj, e cila mendonte se do të kishte një trajtim më të lartë dhe do
të për tonte më shumë falë tyre në qeveri. Por s’qe e thënë të shkonte kështu. Krahu katolik i
Shkodrës, do të ishte ai që do të ndihej i zhgënjyer nga kjo qeveri, duke parë se Shkodra nuk
po merrte trajtimin e duhur, ku një pjesë e shkodranëve kishin menduar se kryeqyteti do të
vendosej në Shkodër. Gjithashtu pakënaqësi të madhe patën edhe në lidhje me administratën
që ishte vënë në qytet, si një administratë jo efektive, dhe pa meritokraci.
Sjellja e Ministrit Rexhep Shala, la shumë për të dëshiruar, duke qenë ndër ministrat më të
akuzuar në atë kohë, në lidhje me sjelljen e t̀ me dorë të fortë e mbi të gjitha për gjyqet politike
që ishin ndërmarrë për t’u bërë në Shkodër. Gjithashtu situate për vendosjen e zgjedhjeve të
reja, shihej si e turbulltë, duke lënë të kuptohej se vendosja e zgjedhjeve nga ana e qeverisë pos
shihej nga Shkodra si aspak e favorshme.
Shtypi i përhershëm opozitar në Shkodër, nën gazetën e “Orës së Maleve” do të ishte ai ndër
më kritikuesit ndaj qeverisë. Kjo gazetë me një ndikim të madh në Shkodër, ose nxirrte në pah
pakënaqësitë e qytetarëve, ose ndikonte që këto pakënaqësi të rriteshin ndaj qeverisë.
Fjalë kyçe: Qeveria e Qershorit, Shkodra, Fan Noli, Ora e Maleve, Shqipëria.
Hyrje
Qeveria e dalë pas grushtit të shtetit të qershorit 1924, pati si qëllim të bënte ndryshime
në Shqipëri, të cilat ishin pritur nga të gjithë, ishin thënë nga shumë pushtetarë të
kohës, dhe as që ishin nisur e jo më të realizoheshin. Kjo për disa arsye; së pari sepse
nuk kishte qenë mundësia nga faktorë pengues të brëndshëm, por edhe të jashtëm
jo rrallëherë. Së dyti, se në shumë raste njerëzit që përbënin qeveritë apo që kishin
aW ësi dhe mundësi për të bërë këto ndryshime, duke u nisur nga qëllimet e tyre
subjektiviste, nuk i kishin çuar deri në fund reformat e ndryshme.
Këto reforma shpeshherë kishin mbetur vetëm në letër, apo kur kishin nisur nuk
kishin përfunduar pasi ishin lënë në mes. Por edhe në disa raste kur reformat kishin
nisur dhe po ecnin, ndodhte që ato ecnin aq ngadalë saqë populli akoma ndihej i
pakënaqur. Kjo nuk mund të themi se i bënte ata me faj, pasi vendi gjendej në një
situatë të përgjithshme vështirësie dhe në shumë raste, në fusha të ndryshme edhe në
krizë, saqë kërkohej më shumë punë për t’u bërë.
Z̀ a e bukës, herë pas here, situata e një kriminaliteti në vend si rezultat i trazirave
të shumta, një gjendje e korrupsioni e lartë dhe një popullsi fshatare e ngjashme me

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT