Funksioni i fraksioneve politike në Parlamentin Evropian

AuthorKestrim Avidmetaj - Kushtrim Dreshaj
PositionUniversiteti 'Haxhi Zeka
Pages120-129
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
120
Funksioni i fraksioneve politike në Parlamentin Evropian
Msc (C.) Kestrim Avidmetaj
Universiteti „Haxhi Zeka”
PhD (C.) Kushtrim Dreshaj
Universiteti „Haxhi Zeka”
Abstrakt
Gjatë këtij hulumtimi në fushën e së drejtës evropiane do ti analizojmë në mënyrë të
detajizuar themelet dhe zanafillën e themelimit të Unionit Evropian. Qëllimi i këtij
hulumtimi është të paraqesim objektivat dhe parametrat se si është krijuar Unioni
Evropian. Ndërsa objektivë kryesore e këtij hulumtimi është të tregojmë se cilat janë
disa nga institucionet kryesore të BE-së, ku në rastin tonë konkret kemi trajtuar disa nga
fraksionet kryesore politike që janë pjesë e Parlamentit Evropian. Ky hulumtim është i
ndarë në kapituj dhe seksione të veqanta, në menyrë që të jetë me cilësorë dhe efektiv.
Pjesa e parë e këtij hulumtimi paraqet në pika të shkurtëra hyrjen se si është themeluar
BE-ja, dhe cilat kanë qenë disa nga kompetencat dhe karakteristikat më të rëndëishme që
i ka poseduar . Ndërsa në pjesën e dytë të këtij hulumtimi kam bërë një rishikim të
literaturës, ku kemi shqyrtuar literaturë të gjerë nga autorë të shumtë të cilët kanë trajtuar
këtë fushë të intergrimeve evropiane, si dhe kemi përdorur literaturën sekondare duke
u bazuar nga burimet e besueshme që ndodhën në faqët e internetit. Në pjesën e tretë
kemi bërë një rast studimi në lidhje me disa nga fraksionet poltike që janë në parlamentin
evropian, duke potencuar rolin e tyre si dhe objektivat që i kanë mbrenda Parlamentit
Evropian. Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim është krahasuese dhe përshkruese,
ndërsa të dhënat janë janë marrë nga institucionet prestigjioze evropiane si parlamenti
evropian, komsioni evropian etjera. Nëpërmjet këtij hulumtimi do të mundohemi sadopak
që të kontribojmë në mënyrë emiprike që të plotësojmë këtë munges duke paraqitur
rolin dhe funksionin e disa nga fraksioneve kyqe në parlamentin evropian. Si çdo punim
tjetër , edhe ky posedon limitet sepse nuk janë inkuadruar edhe shumë variabla tjera të
rëndëshishme që kanë impakt tek fraksionet politike në PE-BE-së.
Hyrje
Ideja e Bashkimi Evropian është një temë e përsëritur në historinë e gjatë dhe shpesh
të dhunshme të kontinentit të vjetër. Perandorët Roman , Napoleoni, Hitleri, dhe të
tjerët kërkuan, në mënyra të tmerrshme ndonjëherë, për të arritur një unitet
kontinental bazuar në mënyra të ndryshme në aleancat mbretërore, kohezionit etnik,
ideologjisë, apo fuqisë të papërpunuara. Që nga shfaqja e shtetit modern, në mesin
e shekullit të XVII, filozofët dhe mendimtarët politikë kishin imagjinuar një Evropë
të bashkuar duke ngadhnjyer mbi interesat e ngushta kombëtare dhe besnike (R.
N. Coudenhove-Kalergi, Pan-Europa , 1923). Sot Bashkimi Evropian (BE) është
zhvilluar në mesin e këtyre vizioneve konkurruese. Politikanët evropianë donin
mbi të gjitha për t’i dhënë fund grindjeve ndërkombëtare, nxitjes sociale, dhe për të
nxitur mirëqenien ekonomike. Ata kërkuan për të ndërtuar një botë më të mirë, të
lirë nga urrejtja dhe rivaliteteve që kishin shkatërruar vendet e tyre në vitet e fundit.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT