Gjykatat për të mitur

AuthorDritan Peka
PositionHead of Appeal Prosecutor's Office of Tirana, General Prosecutor Office
Pages130-140
130
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Gjykatat për të mitur
MSc. Dritan Peka
Head of Appeal Prosecutor’s Oce of Tirana
General Prosecutor Oce
Hyrje
Historia e gjykatave për të mitur
1.1. Pranueshmëria për gjykatën e të miturve
1.2. Raste të zgjidhura në gjykatën e të miturve
2. Mundësitë e zgjedhjes së dënimeve për delikuentët e mitur
2.1. Rastet që shkojnë në gjykatën e të miturve  rasti francez
2.2. Parashtrimi i procedurës së mbikqyrjes edukuese – mbrojtja për të miturin në rrezik
3. Roli i gjyqtarit të Gjykatës për të Mitur
Përfundime
*Qëndrim reektues: Ekzistenca e gjykatave për të miturit nevojë apo domosdoshmëri në
Shqipëri
Fjalë kyçe: gjykata për të mitur, delikuent i mitur, kundërvajtje penale, raste, juri, gjykatës për
të mitur, urdhër mbrojtjeje, riintegrim.
Keywords: juvenile delinquency, criminal oense, cases, jury, juvenile court, order for
protection, reintegration.
Hyrje
Sistemi i drejtësisë për të mitur është i ndryshëm nga sistemi i drejtësisë penale.
Fillimisht, le të ndalemi pak në kuptimin e termit “gjykata për të miturit”.
Çdo shtet ka gjykata speciale, të quajtura zakonisht gjykatat për të mitur, për t'u marrë
me të mitur, të cilët kanë qenë të akuzuar për kryerjen e një vepre penale. Kështu, në
vend të akuzohen zyrtarisht për një krim, të miturit akuzohen për kryerjen e veprës,
me vonesë.
Një procedim penal për të mitur llon, kur prokurori i çështjes apo oceri i policisë
gjyqësore parashtron kërkesën, duke e akuzuar të miturin për kryerjen e një vepre
penale dhe duke i kërkuar gjykatës ta shpallë atë fajtor. Në qoë se, akuzat provohen
dhe krimi është kryer, i mituri, autor i veprës penale, paraqitet përpara gjykatës (me
kompetenca të gjera). Në këtë pikë, gjykata për të miturit ka autoritetin të bëjë atë, çka
konsiderohet në interes të të miturit delikuent.
Shpesh, gjykata për të miturit ruan autoritetin ligjor mbi të miturin për një periudhë
të caktuar kohe, derisa i mituri bëhet një i rritur, apo ndonjëherë edhe më gjatë.
1. Historia e gjykatave për të mitur
Gjykata për të mitur dhe lozoa e saj në trajtimin e minorenëve, të cilët shkelin dhe
dhunojnë ligjin penal, ndryshe nga të rriturit, është shumë e vjetër. Historikisht, të
miturit delikuentë janë trajtuar njësoj si të rriturit kriminelë.
Dënimi (ndëshkimi) në ligjin zakonor anglez ishte baza e lozosë në të drejtën

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT