Gruaja, potencial dhunimi në Shqipëri

AuthorKozeta Ligeja
PositionInstituti i Studimeve Europiane, UT
Pages172-179
172
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Gruaja, potencial dhunimi në Shqipëri
PhD (C.) Kozeta Ligeja
Instituti i Studimeve Europiane, UT
Abstrakt
Hipoteza- Dhuna ndaj grave, pavarësisht se është e drejta më e dhunueshme, për të gjithë
njerëzit në botë, vazhdon të jetë më pak e vlerësuar. Ndërkohë që Shqipëria është një vend
që vazhdon të këtë nivele të larta të dhunës kundër grave. Dhuna është një problem i thellë
shëndetësor i cili ka pasoja dëmtimin e gruas deri në vdekjen e saj, shkel mirëqenien e grave
dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Abuzimi ndaj grave është një problem
kompleks dhe shumëdimensional. Shpjegimi për këtë do të ishte në drejtime kulturore,
sociale, familjare dhe individuale.
Qëllimi i punimit-. Qëllimi i kët punimi është të vërtetojë nëpërmjet provave, kryesisht
të analizës teorike, por edhe asaj praktike se Shqipëria si shoqëri vazhdon të vuaje ende
fenomnenin kaq të përhapur dhe shumë problematik në familjet e saj, atë të përdorimit të
dhunës ndaj gruas.
Metodologjia- Punimi do të mbështetet mbi disa metoda studimore. Do të përdoret kryesisht
metoda induktive, duke kaluar nga fakte të veçanta në përfundime të përgjithshme, por
edhe ajo deduktive duke kaluar nga konkluzione të përgjithshme për të nxjerrë përfundime
për pasojat e ardhura dhe problemet e veçanta. Nëpërmjet analizës së rasteve të veçanta në
Shqiperi, të cilat kanë adresuar çështje specike me rëndësi për zhvillimin e punimit.
Fjalet Kyce: Shqipëria, Dhuna, Urdhër mbrojtje, Gratë, Qeveria.
Hyrje
Dhuna ndaj gruas në familje ngelet një nga fenomenet sociale më të përhapura që i
kapërcen kujtë, e cila përbën një dukuri që shfaqet gjitha qytetërimet e ndryshme
botërore. deklaratën e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Ndaj
Grave dhuna ndaj gruas është përcaktuar qartë si: çdo akt dhune me bazë gjinore që
sjell ose ka gjasa të rezultojë në lëndime ose vuajtje zike, seksuale ose psikologjike
të grave, përfshirë edhe kanosjet për akte të tilla, shtrëngime, apo privime arbitrare të
lirisë, qoë kur ndodhin në jetën publike, ashtu edhe në jetën private.1
Ky fenomen përbën një problem kompleks, përveç se është akt që përfshinë një
marrëdhënie midis burrit dhe gruas: por mbi ta gjitha përbën problem social nga e
cila rrjedhin pasoja negative në shoqëri. Janë shumë faktorë që ndikojnë zhvillimin e
saj si: mentaliteti, tradita e së kaluarës, gjëndja e rënduar ekonomike . Të gjitha këto
faktorë të jashtëm sjellin pasoja në shkeljen e personalitetit të gruas, ulje të integritetit
mental, emocional, zik mbi të gjitha dhuna gjeneron forma të tjera dhune që ngelet
e skalitur në ndërgjegjen e unit individual.
1 Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve i jep kompetenca të qarta Shtetit për të mbrojtur fëmijët nga
gjitha format e dhunës në shtëpi dhe familje, dhe përcakton rolin e tij si vendimmarrësi përfundimtar i interesit
më të mirë të fëmijës në fushën familjare. Ndonëse Shteti nuk mund të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për
akte të veçanta të dhunës së prindërve ndaj fëmijëve, atij i kërkohet të ofrojë kuadrin ligjor dhe masat e tjera
të nevojshme për të ofruar mbrojtje të mjaftueshme, përfshirë edhe masat efektive parandaluese dhe frenuese.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT