Historia e aktiviteteve tregtare dhe distribuimi i produkteve në Kosovë nga shekulli i 15-të deri në ditët e sotme

AuthorRefik Havolli - Arbër Havolli
PositionDrejtor në ``Passable``,Kosovë - Universiteti i Prishtinës'Hasan Prishtina'
Pages109-134
109
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Historia e aktiviteteve tregtare dhe distribuimi i produkteve në Kosovë nga
shekulli i 15-të deri në ditët e sotme
Dr.Sc. Re k Havolli
Drejtor në ``Passable``,Kosovë
Arbër Havolli
Universiteti i Prishtinës“Hasan Prishtina”
Abstrakt
Ky punim synon të analizojë në mënyrë kronologjiketregtimin dhe distribuimin e produkteve
të ndryshme në territorin e Kosovës.Kosova ishte dhe mbetet një vend atraktiv i të bërit
biznes,por me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyra e të bërit biznes varësisht prej kushteve
dhe rrethanave ekonomike dhe atyre politike.Globalizmi dhe përparimet teknologjike kanë
mundësuar qarkullimin e mallrave dhe të ideve anembanë botës, e kuptohet që ato kanë
ndikuar pozitivisht edhe në territorin e Kosovës.
Distribuimi është veprim, aktivitet apo proces i furnizimit me mallra nga prodhuesi te dyqanet
apo bizneset e tjera që qëllim kanë shitjen e tyre te konsumatorët. Distribuimi, si një nga katër
elementet e marketingut miks, është i destinuar në shpërndarjen e produktit nga prodhuesi
te konsumatori nal duke përdorur format e përshtatshme për arritjen e kët̀ qëllimi.Në të
kaluarën i është kushtuar më pak rëndësi konsumatorit, por në ekonominë e tregut është
konsumatori ai i cili është në qendër të vëmendjes dhe mu për këtë arsye ndërmerren një varg
aktivitetesh deri në bindjen e t̀ dhe njëkohësisht ruajtjen e t̀ .
Në Kosovë konkurrueshmëria në treg është shumë e lartë. Kemi një ekonomi të lirë të
tregut. Produktet apo brendet (markat) botërore dhe ato vendore janë prezente nëpër pikat
e shitjes me pakicë. Mirpo,pengesë kryesore në marrëdhëniet biznesore në përgjithësi është
lëvizja e parasë apo mënyra e pagesës.
Fjalë kyçe: treg, produkte, brende, prodhime vendore, shitje, distribuim, konsumator.
Hyrje
Kosova,si një vend me pozitë të mirë gjeogra ke,në të kaluarën ishte urë lidhëse
ndërmjetvendeve të Lindjes dhe të Perëndimit. Ishte një vend i shquar për disa virtyte
të veçanta,si “mikpritjen dhe besën”.Gjithashtu u dallua për aktivitetin tregtar të
popullsisë vendëse, por edhe të tregtarëve që vinin nga vendet e ndryshme të Lindjes
dhe Perëndimit.
Ishin hebrenjtë ata të cilët shquheshin me aktivitetet e tyre prodhuese dhe tregtare
sepse ata kishin gjetur një mikpritje dhe siguri në trojet shqiptare. Ata erdhën në
Kosovë në numër më të madh në shekullin e 15-të kur u dëbuan nga Spanja dhe
shpejt u integruan duke mësuar gjuhën e popullsisë vendëse shqiptare, por edhe atë
turke dhe serbe.
Hebrenjtë dhe shqiptarët në Kosovë kanë bashkëjetuar në harmoni që nga kohët e
lashta. Komuniteti hebraik në Kosovë përfshiu tregtarë, mjekë dhe zejtarë. Sinagogat
e tyre i mb̀ etuan periudhës osmane, por u shkatërruan nga regjimi komunist.
110
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Kryeqyteti, Prishtina, dikur kishte pazarin më të famshëm hebraik në këtë rajon.1
Mënyra e të bërit biznes me kalimin e viteve u bë më bashkëkohore dhe
gjithëpërfshirëse. Në ditët e sotme organizimi dhe dukja e një qendre tregtare,
supermarketi apo pike tjetër të shitjes me pakicë në Kosovë,ngjason shumë me ato të
vendeve europiane.
Metodologjia e punimit
Në këtë punim jemibazuar kryesisht në kujtesëntonë, por në shumë raste, për
të qenë më të sigurt dhe më i saktë në ato që kemi shkruar, jemi konsultuar me
bashkëpunëtorë që v̀ në nga qytete të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu, për të qenë
më zyrtar jemi mbështetur edhe në disa të dhëna nga interneti, kryesisht nga Ueb
faqet e ndërmarrjeve të cilat i kemi përmendur në këtë punim. Disa të dhëna janë
marrë nga ndërmarrja Passable, pasi i kishim në dispozicion edhe zikisht. Shumë
informacione janë përdorur nga faqet zyrtare të prodhuesve vendorë, të distributorëve
dhe të ndërmarrjeve që merren me shitje me pakicë. Duke pasur shumë kontakte të
drejtpërdrejta me pronarët dhe sta n tjetër të ndërmarrjeve më të rëndësishme,patëm
mundësinë edhe të merrnimshumë informacione të rëndësishme.
Historia e aktiviteteve tregtare dhe distribuimi i produkteve në Kosovë nga
shekulli i 15-të deri në ditët e sotme
Aktiviteti tregtar dhe historia e distribuimit mund të ndahet në katër periudha:
•Periudha nga shekulli i 15-të deri 1945
•Periudha 1945-1989
•Periudha 1989-1999
•Periudha 1999 e këtej.
Në qendrat kryesore ekzistonin disa “Hane” apo bujtina, ku pos që shërbenin për
akomodimin e udhëtarëve, aty mund të bliheshin edhe disa nga produktet bazike, si
kripa, vaji etj.
Një formë e tillë e të bërit tregti dhe më pastaj edhe marrja e emrit të at̀ vendi ishte
Hani i Elezit, i ndërtuar në Grykën e Kaçanikut në gjysmën e parë të shekullit XIX nga
një fshatar nga fshati Begracë, i quajtur Elez Duhani. Atëherë transporti i mallrave
bëhej me karvanë kuajsh e qerresh dhe aty ishte një pikë për pushim dhe për të bërë
tregti. Toponime të asaj periudhe kanë mbetur edhe në disa vende të tjera, si p.sh.
Hani i Dilit në Prishtinë.
llimet e para pas LuW ës së Dytë Botërore (1945) tregtimi i produkteve kryesisht
bëhej nëpër tregjet publike të qyteteve apo vendbanimeve më të mëdha. Aty kryesisht
tregtoheshin kafshë shtëpiake, produkte bujqësore, si drithëra, pemë dhe perime, si
dhe produkte qumështi. Gjithashtu në këto tregje bëhej edhe shitblerja e produkteve
të ndryshme artizanale, ku përfshiheshin veglat e punës, veshmbathje etj.
llim ekonomia ishte e qendërsuar dhe bartës iproceseve ishte shteti. Në llim
si kompani të para për zhvillimin ekonomik nga sistemi socialist në Kosovë u kr̀ uan
“Trepça”, në fushën e bujqësisë “Agrokosova” dhe në sektorin e ndërtimeve KNI
1 http://www.interfaithkosovo.org/news/367/kosova-dhe-hebrenjte-ndajne-nje-histori-por-edhe-nje-te-
ardhme-te-perbashket/?lang=Al (11.10.2016)

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT