Institucioni i Ombudsmanit Evropian

AuthorEkrem Halimovski
PositionUniversiteti FON, Shkup, Maqedoni
Pages181-198
181
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Institucioni i Ombudsmanit Evropian
Ekrem Halimovski
Universiteti FON, Shkup, Maqedoni
Abstrakt
Unioni Evropian (UE) si një struktur mbinacionale me qëllim të arritjes së qëllimeve të
përcaktuar në traktatet kushtetuese e qëdisa nga ato janëmbrojtja e lirive dhe të drejtave
themelore të njeriutnë raport me autoritet publike dhe arritja e një administrimi më të mirë,
ka themeluar institucione dhe organe tëndryshme.Njëndër këto institucione është edhe
institucion i Ombudsmanit.Institucioni i Ombudsmanitështë një pjesë shumë e rëndësishme
e sistemit juridik tëUE-së në veçantidhe e strukturës kushtetuese të demokracive moderne
në përgjithësi.Institucioni i Ombudsmanit Evropian si pjesë e shtetësis (qytetërisë) sëUE-së u
themelua me hyrjen në fuqi të Traktatit të Maastricht-it.
Pra, Ombudsmani Evropian kontribon në thellimin e sundimit të së drejtës dhe zhvillimin
apo përmirësimin e cilësis së të drejtave të njeriut dhe demokracis në UE. Gjithashtu ai,si pjesë
shtesë e mekanizmave tjera kontrolluese dhe si një insitucion i pavarurvepron si ndërmjetësues
në mes qytetarve dhe Institucioneve të UE-së dhe procesuon apo trajton në mënyrë të shpejt
dhe të drejtëankesat lidhur me keqadministrimin e institucioneve dhe organeve të UE-së dhe
në këtë form ai kontribon në kr̀ imin dhe përforcimin e një administrate të përgjegjëshme,
të hapur dhe demokratike. Bazuar në traktatet kushtetutese të UE-sëçdo shtetas i Unionim
dhe çdo person zik ose juridik me vendbanim apo selinë e regjistruar në një Shtet Anëtar
të UE-se ka të drejtën që të paraqesë tek Ombudsmani Evropianraste të keqadministrimit
gjatë veprimtarive të institucioneve, organeve, zyrave dhe agjencive të Unionit, me përjashtim
të Gjkatës së Drejtësisë të Unionit Evropian kur vepron sipas rolit të saj gjyqësor. Mirëpo
duhet të theksohet se vendimet e Ombudsmanit Evropian nuk kanëforcë apo fuqi detyruese
dhe efektiviteti i veprimtarisë së t̀ është i bazuar mbi autoritetin moral dhe publicitetin.
Ombudsmani parasegjithash i beson publikut dhe forcës bindëse dhe vepron në mënyrë të
paanshme dhe të pavarur.
Në kuadër të kët̀ punimi do të analizohet nocioni dhe zana lla, zhvillimi historik, statusi
juridik, struktura organizative dhekompetencat,funksionimi dhe procedura ankuese-
procedurat ligjore të Ombudsmanit Evropian.
Fjalët kyçe: Ombudsmani Evropian, UE, Administrim i mirë.
Hyrje
Realizimi i procesit integrues të UE-së në një bazë të shëndoshëështë mundësuar si
rezultat i kontributit të institucioneve, organeve, zyrave dhe agjencive të themeluar
në nivel të UE-së(Arslan, 2003, 75).Njëri nga këto institucione është edhe Institucioni
i Ombudsmanit.
Institucioni i Ombudsmanit si një produkt i demokracis moderne dhe prezentues
në të gjitha vendet evropiane dhe si një pjesë e përpjekjeve për themelimin apo
kr̀ imin e Shtetësis Evropiane,në kuadër të të drejtës së UE-së u themelua me hyrjen
në fuqi të Traktatit tëMaastricht-it më 1 Tetor të vitit 1993.Ombudsmani Evropian si
182
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
një institucion që bënëhetimin e rasteve të keqadministrimit në kuadër të UE-sëkur
bëhet al për shkeljen e lirive dhë të drejtave të njeriut, mosrrespektimin e parimeve
të administrimit të mirë që janë të pafund dhe mosveprim në përputhje me dispozitat
ligjore; si një institucion që i’u ofron sygjerime dhe rekomandime institucioneve dhe
organeve të UE-së dhe si një institucion qënuk ka kompetenca që të përmirësoj apo
ndryshojë vendimet e Institucioneve dhe organeve të UE-së, nëpërmjet njo imeve
bënë për mediat dhe publikun luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin sa
më të mirë të Institucioneve, organeve, zyrave dhe agjencive të UE-së,në përafrimin
e shtetasve Evropian me Instirucionet e UE-së dhe në ndërtimin e besimit në mes
institucioneve dhe qytetearve(Efe, 2011, 3). Kur shikohet nga ky aspket Ombudsmani
Evropian është themeluar për të ngushtuar hendekun në mes qytetarve evropian dhe
institucioneve evropiane (Vogiatzis, 2014, 106).
Një tjetër prioritët i kët institucioni është që ti ndihmojë administratës evropiane që
të jetë më transparente, efektive dhe më e përafërt me qytetarët.
Ombudsmani Evropian si një institucion kontrollues alternatif përkrah at gjyqësor dhe
parlamentar që ka kompetenca të gjera hetuese dhe hulumtuese dhe si një institucion
i pavarur dhe i paanshëm, i besueshëm, që ruan privatësin, që bartë përgjegjësi për
punën e t , që nuk merr urdhëra nga askush dhe që i’u ofron qytetarve evropian
dhe atyre që kanë vendbanim apo selinë e regjistruar në një Shtet Anëtar mundësin
e parqitjes së rasteve të keqadiministrimit të shkaktuar nga Institucionet, organet,
zyrat dhe agjencionet e UE-së duke përjashtuar ato nacionale, para se të aplikojnë në
gjykatë, pa humbur kohë dhe pa haxhuar të holla (para) dhe pa përjtuar vështirësi,
ka marrë përsipër një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e një funksionimi dhe
administrimi sa më të mirë të institucioneve të UE-së.
Administrimi i mirë si nocion edhe pse nuk është përku zuar në mënyrë konkrete
prap se prap në kuadër të të drejtës së UE-së e më konkretisht në nenin 41 të Kartës së
UE-së për të drejtar themelore është e garantuar si një e drejtë themelore e qytetarve
për administrim të mirë dhe në rastet kur institucionet e unionit nuk e respektojnë
këtë të drejtë Ombudsmani Evropian shërbenë si mekanizëm ankues për ato qytetar
që pretendojnë se i’u është cënuar kjo e drejtë(Oğuşgil, 2014, 2).
Ombudsmani Evropian si një institucion që ka për qëllim zhvillimin e demokracis,
zhvillimin e administrimit të mirë në të gjitha Institucionet dhe organet e UE-së dhe
garantimin e shërbimeve me standarde më të larta për të gjithë shtetasit e UE-së dhe
të atyre që kanë vendbanim apo selinë e regjistruar në një Shtet Anëtar nëpërmjet
publikimit të raporteve vjetore dhe private dhe nëpërmjet hetimeve të bëra ka tentuar
dhe kontribuar që Institucionet dhe organet e UE-së të jenë më të kujdesshme, më
transparente, efektive dhe më të përafërta me qytetarët gjatë ofrimit të shërbimeve.
Për këtë arsye Institucioni i ombdusmanit është një institucionë shumë me peshë në
kuadër të të drejtës së UE-së.
1. Nocioni dhe zana lla i Institucionit të Ombudsmanit
1. Nocioni i Institucionit të Ombudsmanit
Në kontrollin e administratës, me qëllim të menjanimit apo largimit të mangësive
në mekanizmat e kontrollit tradicional dhe me qëllim të mbrojtjes më efektive të të
drejtave të njeriut ka lluar kr imi apo formimi i institucioneve më praktike, më të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT