Kapitali human, si faktor i zhvillimit ekonomik

AuthorAlbulena Mavraj
PositionUniveristeti i Prishtinë, Gazetare- Epoka e re
Pages316-321
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
316
Kapitali human, si faktor i zhvillimit ekonomik
Albulena Mavraj
Univeristeti i Prishtinë
Gazetare- Epoka e re
Abstra kt
Investimet në Kapitalin Human, janë afatgjata, pasi njeriut mund t’i shërbejnë gjatë gjithë jetës,
duke u bërë kështu bagazhi më i lehtë që njeriu mund ta bartë dhe shkëmbejë me vendet e globit.
Më anë të Investimeve në Kapitalin Human, njeriu mund të jetë i dobishëm për vetën e tij familjen
dhe vendin, duke bërë kështu që të gjenerojë të ardhura më të mëdha, njëherësh të ndikojë dhe në
ngritjen ekonomike të vendit, duke ndikuar kështu dhe në tërheqjen e Investimeve të Huaja, e me
anë të kësaj duke ndikuar dhe në përmirësimin e imazhit të një vendi dhe ngritjen e kapitalit social.
Adam Smithi , në vitin 1776, ishte i pari që vuri në dukje analogjinë midis rritjes së shkallëve,
nivelit të arsimit dhe investimit për të blerë një makinë. Ai theksonte se një njeri, i cili shpenzon
shumë kohë dhe punë dhe vullnet për të mësuar, mund të krahasohet me një investim që bëhet
për të blerë një makineri të shtrenjtë. Prandaj, duke pasur parasysh që Kosova, posedon avantazhe
krahasues me forcën punëtore më të re dhe më të lirë në rajon, sipas Entit të Statistikave të Kosovës,
del se të rinjtë e moshës 15-24 vjeçare përbëjnë 55.9 për qind të shkallës së papunësisë. Referuar në
këtë të dhënë është më së e domosdoshme shtimi i Investimeve në Kapitalin Human.
Fjalë kyçe: Kapitali human, Zhvilli profesional, Zhvillimi ekonomik i Kosovës, Përparësi Krahasuese,
Tërheqje e Investimeve të Huaja.
Hyrje
Në globalizmin e sotëm, investimet në kapitalin human, janë faktorë përcaktues të
zhvillimit ekonomik të ardhmes individuale, duke u gërshetuar kështu dhe me zhvillimin
ekonomik të një vendi. Zhvillimi i hovshëm teknologjik, lëvizja e kapital dhe investimet
e ndryshme nga ana e korporatave nacionale, kërkojnë gjeneralisim të diturive, ideve,
shkathtësive dhe hulumtimeve për t’u futur në tregun e mallrave dhe shërbimeve. Mirëpo,
njeriut për t’i gjeneralizuar dituritë, përpos shkathtësive të lindura, i nevojitët kohë e gjatë,
mosndarje nga rruga e dijës dhe mësim gjatë gjithë jetës.
Ekonomia botërore gjatë vitit 2008 është përballur me krizë të rënd nanciare, e cila ka
pasur inuencë shumëdimensionale, përfshirë edhe rritjen e konkurrenca për punësim.
Papunësia është bërë barrë e rëndë për shumë vende të zhvilluara, e sidomos në vendet
në transicion, siç është tasti i Kosovës. Prandaj, për t’i rezistuar kohës dhe për ta pasur
një mbijetesë më të mirë në të ardhmen, investimet në kapitalin human, janë faktorë të
rëndësishëm, si për ekonominë e tregut, ashtu dhe për vetveten.
Kapitali human karshi atij zik
Nocioni i investimit përfshinë një spektër të gjerë të aktiviteteve të njeriut. Në këtë
aspekt, në kuptimin e gjerë investimi nënkupton angazhimin e mjeteve nanciare në:
patundshmëri, letra me vlerë dhe aksione, projekte prodhuese dhe shërbyese, studime dhe
kërkime shkencore, zhvillimi teknologjik, përsosje të proceseve teknologjike, krijimin e
produkteve të reja, pushtimit të tregjeve të reja dhe arsimimin e personelit. Investimet

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT