Kënaqësia në punë e mësuesve në qytetin e Vlorës dhe faktorët e lidhur me të

AuthorFatbardha Amzaj
Pages201-209
201
Vol. 4 No.2
September 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Kënaqësia në punë e mësuesve në qytetin e Vlorës dhe faktorët e lidhur me të
Fatbardha Amz aj
Abstract
Kënaqësia në punë gjithmonë ka qënë në qëndër të vëmëndjes midis studiuesve dhe
shkollarëve që në kohët me të hershme të studimeve shkencore.Kjo temë kritike ka marrë
vëmendjen entuziaste në të gjithë botën pas llimit të industrializimt, por tani kjo aplikohet
në të gjithë institucionet. Sistemi i edukimit gjathashtu është ndryshuar në një institucion.
Në fushën e edukimit matja e kënaqësisë në punë për mësuesit është bërë fokusi primar i
vëmendjes për kërkuesit në mënyrë që kërkimet të bëhën e cente dhe dinamike. Kënaqësia
në punë e mësuesve në nivelin sekondar dhe elementar është shumë jetësore. Vlera e edukimit
primar dhe sekondar është e pamohueshme; është shumë e rëndësishme që mësuesve tu
ofrohen ambientet më të mira që ata të jenë të kënaqur me statusin e punës së tyre. Kjo cështje
është shumë serioze jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka vetë edukimi por edhe për shkak
të ndryshimeve të shumta që po kalon sistemi i edukimit në Shqipëri kohët e fundit. Nga
mësuesit duhet të pritet një performancë më e mirë vetëm kur ata janë plotësisht të kënaqur
me punën e tyre.
Elementët e kënaqësisë në punë
Ka disa faktorë që ndikojnë në kënaqësinë në punë si stresi i rolit, dhe përkushtimi
organizativ.
Stresi i rolit në punë sugjeron se një rol është manifestimi i sjelljes së duhur ndaj
pozicionit të një individi, Hseih Pc (2007).Në një organizatë, stresi i rolit të një
individi i referohet “stresi i formuar nga pritshmëritë e kombinuara të sjelljeve të një
individi nga të gjitha anët”. Ndërkohë që përjetohet stresi nga roli, një individ mund
të paraqesë sjellje jo të përshtatshme në një institucion, si reduktim në performancën
e punës, tejlodhje nga puna, dorëheqje, të cilat të gjitha kanë nevojë të merren
seriozisht. Teoria e rolit, Van Sell M (1991) e ndan stresin nga roli në dy lloje; kon ikti
i rolit dhe dyshimin në rolin që ka individi i cili ndahet më tej në tejkalim i rolit, pra
janë tre lloje stresi Khan RL (1994) .
Besohet se kënaqësia në punë është një sjellje pozitive ose negative që punonjësi ka ndaj
punës së vet ose disa aspekteve speci ke të punës, dhe është një gjendje e brendshme
mendore e individit Porter LW (1991). Kënaqësia është një ndje një apo tërheqje e
një anëtari në një sistem punë; në qo ë se ndjenja është pozitive ose përgjigjja është
aktive, atëherë punonjësi është i kënaqur dhe e kundërta, Judge TA (2001). Ndjenjat
e punonjësit drejtohen kundrejt punës, mbikqyrësit, grupit të punës, organizatës dhe
jetës, Judge TA (2001).Niveli i kënaqësisë në punë varet nga ndryshimi midis asaj që
personi aktualisht për ton nga puna dhe cfarë ai/ajo prêt Porter LW (1991) Disa e
kanë konsideruar kënaqësinë si një nivel në të cilin punonjësi e pëlqen ose jo punën
e vet. Gjithashtu është parë se kënaqsia është jo vetëm një ndjenjë e individit për
punën, por edhe një sjellje e përgjithshme mbi vlerësimin e përgjithshëm të të gjithë
aspekteve të punës Dee Jr (2006).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT