Konceptet e marketingut në marketingun politik

AuthorErjonilda Hasrama - Ervin Myftaraj
PositionDepartamenti i Marketingut, Fakulteti i Biznesit, Universiteti 'Aleksandër Moisiu'
Pages182-188
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
182
Konceptet e marketingut në marketingun politik
MND. Erjonilda Hasrama
Departamenti i Marketingut
Fakulteti i Biznesit
Universiteti “Aleksandër Moisiu”
Prof. As. Dr. Ervin Myftaraj
Departamenti i Marketingut
Fakulteti i Biznesit
Universiteti “Aleksandër Moisiu”
Abstrakt
Marketingu politik ndan një sërë ngjashmërisë me marketingun e të mirave dhe
shërbimeve. Në marketingun e të mirave dhe shërbimeve, nëpërmjet komunikimit me
tregun, në kthim përfitohet fitimi, informacioni dhe besnikëria konsumatore. Në fushatat
elektorale kandidatët ofrojnë premtime, përfitime, platforma politike ndaj votuesve në
këmbim të votave të tyre (Kotler and Kotler, 1999). Shumë koncepte dhe mjete të
marketingut të të mirave dhe shërbimeve janë përdorur në marketingun politik.
Për realizimin e këtij artikulli, është përdorur literatura e marketingut dhe ajo e shkencave
poltike. Gjithashtu është marrë një zgjedhje prej 100 personash, të cilët u janë përgjigjur
pyetjeve për rëndësinë e koncepteve të marketingut në marketingun politik. Zgjedhja
është bërë rastësore, e grupuar sipas një shpërndarje demografike në bazë të rajonit ku
jetojnë, moshës, gjinisë, nivelit arsimor dhe sektorit ku punojnë. Pyetësorët janë plotësuar
në dy qytetet kryesore të Shqipërisë, Tiranë dhe Durrës. Punimi është bazuar edhe në të
dhëna parësore dhe dytësore të fushatave elektorale të dekadës së fundit në Shqipëri.
Përfundimet e këtij kërkimi theksojnë se konceptet e marketingut janë të rëndësishme
për marketingun politik, ashtu siç janë për shumë disiplina të tjera.
Fjalë kyçe: Marketing, Marketingu poltik, Shërbime, Fushata elektorale.
I. Hyrje
Ky studim ka për qëllim të tregojë një aplikim të koncepteve të marketingut në
fushën e marketingut politik në përgjithësi, si dhe të diskutojë konceptet kryesore
ku ato bashkohen. Për të arritur këto qëllime janë prezantuar përkufizime të
marketingut, të marketingut politik dhe të funksioneve kryesore të tij. Marketingu
politik po përdoret gjithnjë e më shumë nga sistemet politike demokratike si një
mënyrë për të legjitimuar pushtetin e tyre, duke përfshirë të paktën tre grupe kryesore:
partitë politike, kandidatët (idetë, programet e tyre, njerëzit dhe imazhin) dhe
programin politik – programin e qeverisë. Sipas Niffenegger (1989) produktet politike
janë platformat politike, të dhënat e kaluara dhe karakteristikat personale; ku çmimi
politik përfshin koston ekonomike, koston psikologjike dhe imazhin; shpërndarja
politike përfshin programet e marketingut dhe programet vullnetare; dhe fushata
politike përfshin publikimin dhe marrësin e votave. Ky artikull paraqet një pamje të
përgjithshme të konceptit të marketingut politik dhe aplikimit të tij në epokën e re

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT