Koncepti i mandatit të deputetit

AuthorJonida Kondili
PositionKëshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese
Pages214-221
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
214
Koncepti i mandatit të deputetit
Doktorante Jonida Kondili
Këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese
Abstrakt
Në një shtet të organizuar si republikë parlamentare organi kushtetues prej të cilit
rrjedhin të gjitha organet e tjera është parlamenti.
Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë parashikohet se sovraniteti i përket popullit,
i cili e ushtron nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti. Nisur nga roli i
rëndësishëm që paraqet deputeti, si përfaqësues i popullit, në këtë shkrim do të synoj të
trajtoj konceptin e mandatit parlamentar të deputetit.
Punimi do të jetë i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë do të trajtoj konceptin e mandatit
parlamentar, mënyrën e zgjedhjes, si dhe momentin e fillimit të ushtrimit të funksionit.
Në pjesën e dytë do të trajtoj mbarimin e ushtrimit të mandatit të deputetit duke i
kushtuar rëndësi një prej rasteve, atij të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit me
Kushtetutën, si dhe qëndrimin e jurisprudencës kushtetuese.
Fjalë kyçe: Mandat parlamentar; Deputet; Funksion; Kushtetutë; Jurisprudencë
kushtetuese.
Hyrje
Doktrina e përkufizon mandatin parlamentar si një akt të kalimit të sovranitetit
nga populli tek përfaqësuesit e tij. Përfaqësimi, në kontekstin e mandatit parlamentar,
nënkupton delegimin e të drejtës nga shumë persona tek një person i vetëm për të
vendosur mbi çështje që lidhen me qeverisjen e vendit. Çdo qytetar konsiderohet si
mbajtës i një “copëze” të barabartë të sovranitetit. Nga ana tjetër, vendimet në
parlament nga mbajtësi i sovranitetit që është populli merren nëpërmjet përfaqësuesve
të tij, deputetët1.
I. Koncepti i mandatit parlamentar
Në një sistem ku sundon sovraniteti popullor dhe parimi i demokracisë, qeverisja
realizohet nëpërmjet vullnetit të shumicës në parlament. Parlamentarët, nëpërmjet
mandatit të marrë nga zgjedhësit, ushtrojnë sovranitetin kombëtar. Mandati
parlamentar është i përgjithshëm, domethënë parlamentarët përfaqësojnë popullin
si të tërë dhe jo një grup votuesish. Gjithashtu mandati është përfaqësues, që do të
thotë se deputetët nuk janë të lidhur pas ndonjë urdhri, por gëzojnë pavarësi të
plotë përballë elektoratit por edhe ndaj grupimit politik ku ata bëjnë pjesë.
Koncepti i mandatit parlamentar përmban detyrimin e përfaqësimit real të zgjedhësve.
Populli merr pjesë në vendimmarrjen parlamentare nëpërmjet tërësisë së anëtarëve
të tij dhe për këtë qëllim duhet të garantohet pjesëmarrja e të gjithë deputetëve në
vendimmarrje. Vetëm duke qenë plotësisht efektiv, pra i përfaqësuar tërësisht me të
1 Jean Jacques Rousseau, The Social Contract, Libri II, Nëntitulli: Sovereignty is indivisible (1762, i
ribotuar).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT