Koncepti mbi strategjitë e të kuptuarit në kurrikulën e gjuhës shqipe të klasës së tretë

AuthorMajlinda Lika
PositionInspektorati Shtetëror i Arsimit
Pages347-355
347
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Koncepti mbi strategjitë e të kuptuarit në kurrikulën e gjuhës shqipe të
klasës së tretë
Majlinda Lika
Inspektorati Shtetëror i Arsimit
Abstrakt
Realizimi i të kuptuarit është një a ësi ndërdisiplinore. Dështimi për të realizuar këtë a ësi
prek jo vetëm lëndën e leximit por të gjitha lëndët, pasi në zhvillimin mendor kjo etapë është
ura që mundëson lidhjen e të njohurës me të panjohurën dhe i mundëson dij es të integrohet
dhe të përparojë në etapa konjitive më komplekse. Debati pedagogjik lidhur me mësimdhënien
në tërësi është përqendruar në krij imin e një nxënësi strategjik, që ka tuar mekanizmat për
të nxënë në mënyrë të pavarur. Kësisoj, ai ka për uar mundësinë për të nxënë gjatë gjithë
jetës dhe për të përballuar arsimimin e vazhdueshëm në një treg pune gjithmonë në lëvizje.
Ky studim ka për qëllim të evidentojë se si është pasqyruar kjo lozo në kurrikulën e lëndës
së gjuhës shqipe dhe në klasën e tretë. Më konkretisht studimi synon të analizojë se sa është
integruar mësimdhënia e strategjive të të kuptuarit në programin e kësaj klase. Për këtë arsye,
u morën në shqyrtim të gjitha objektivat e pasqyruara në linjën e të lexuarit, dhe u analizuan
në disa këndvështrime të llojit sa speci k dhe të matshëm janë, sa përshtaten me moshën,
shkallën e realizimit të të kuptuarit si dhe fokusin për të krij uar një nxënës strategjik në të
kuptuar. Analiza ka karakter cilësor. Studimi synon t'u vij ë në ndihmë hartuesve të programeve
kurrikulare me qëllim që të rishikojnë qasjen ndaj synimeve dhe realizimit të të kuptuarit.
Fjalë kyçe: linja e të lexuarit, realizimi i të kuptuarit, strategjitë e të kuptuarit, objektiva,
mësimdhënia e të kuptuarit.
1. Hyrje
1.1. Sfondi i problemit
Raportet kombëtare sjellin të dhëna serioze mbi vështirësitë që hasin nxënësit
e klasave të treta dhe të pesta në provimet kombëtare në për imin e a ësisë për
të kuptuar informacionet që lexojnë, që dëshmon një shkallë të qenësishme të
analfabetizmit funksional, i cili përku zohet si mundësi nga ana e nxënësve për të për
të dekoduar mekanikisht informacionin, por pamundësi për të interpretuar, lidhur,
perifrazuar dhe përdorur njohuritë dhe mesazhet që mbart teksti. Më konkretisht në
Raportin Kombëtar të Vlerësimit, 2014, rezulton se 43.48 % e nxënësve dështojnë të
përmbledhin me një ali një paragraf të lexuar. Duhet sqaruar se lënda e leximit është
e shkrirë me lëndën e gjuhës shqipe dhe analiza do të përqendrohet në objektivat e
linjës së të lexuarit.
2. Metodologjia
Studime të ndryshme e kanë vënë theksin në rolin e madh që luajnë strategjitë e
të kuptuarit në zhvillimin e a ësisë për të kuptuar tek nxënësit. Ky studim ka për
qëllim të analizojë qasjen e ndjekur në kurrikulën e gjuhës shqipe të klasës së tretë në

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT