Kriza jugosllave, dhe dështimi i përpjekjeve diplomatike të Europës për zgjidhjen e saj

AuthorOrjon Ago - Metin Venxha
PositionUniversiteti F.S.Noli, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Histori-Gjeografisë
Pages354-365
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
354
Kriza jugosllave, dhe dështimi i përpjekjeve diplomatike të Europës për
zgjidhjen e saj
Orjon Ago
Universiteti F.S.Noli
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Departamenti i Histori-Gjeografisë
Metin Venxha
Universiteti F.S.Noli
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Departamenti i Histori-Gjeografisë
Abstrakt
Jugosllavia u përfshi nga një krizë e përgjithshme në vitet 80 të shek të kaluar. Kriza
kishte një karakter të shumëanshëm, si një krize ekonomike, politike dhe shoqërore. Kjo
krizë kulmoi në vitet 90 më përplasjen armatosur midis republikave të saj. Aspekti më i
errët kësaj krize ishte dhuna me të cilën u ballafaquan pakicat kombëtare. Evropa përjetoi
ringjalljen nacionalizmit kur rajoni i Ballkanit u përfshi nga konflikte etnike që ishin
kërcënim serioz për stabilitetin dhe unitetin e Evropës. Çdo institucion në fushën e vet, si
Komuniteti Europian, Bashkimi Evropian, OKB dhe shtete si ShBA ndërmorën inisiativa
kryesisht diplomatike por edhe ushtarake me qëllim uljen e tensioneve dhe arritjen e
paqes. Këto organizata u përpoqën të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të zhvilluar
një sistem koherent për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare.Mbrojta e minoriteteve
është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet aspiruese
të Ballkanit Perëndimor janë shoqëri shumetnike që aspirojnë të anëtarësohen në BE,
gjykuar sipas progresit të KE, ngecin në implementimin e pjesës së kriterit politik të
Kopenhagës, që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Siç është e njohur,
të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve mbeten objektiv i Bashkimit Evropian në politikën
e tij të jashtme.
Fjalë Kyçe: Kriza, diplomacia, bisedime, marrëveshje.
Hyrje
Kriza jugosllave e viteve 90 ishte një krizë që në vetvete përmbante një sërë
komponentësh, të natyrës ekonomike, politike, ushtarake, por edhe një krizë
gjeostrategjike. Si pasojë e këtij kompleksiteti dhe rëndësi një numër i rëndësishëm
aktorësh ndërkombëtare si BE, NATO, OKB-ja u përfshinë në zgjidhjen e saj. Suksesi
ekonomik i Federatës Jugosllave në tre dekadat e para të historisë së saj ishte, edhe
falë aftësisë së saj për të gjetur një hapësirë të vlefshme jashtë dy blloqeve ideologjike
duke krijuar një “pol tretë” relativisht të pavarur nga dialektika e Luftës së Ftohtë.
Në vitet 1985-1986, sistemi i konsoliduar bipolar i marrëdhënieve ndërkombëtare
ndryshoi thellësisht duke dhënë shenjat e para të një përmirësimi gradual të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT