Kurrikula 'e fshehtë' dhe roli i saj në edukimin gjinor të nxënësve
Author | Aida Zhupa |
Position | Shkolla 'Hoteleri-Turizëm', Tiranë |
Pages | 158-169 |
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
158
Kurrikula “e fshehtë” dhe roli i saj në edukimin gjinor të nxënësve
Aida Zhupa
Shkolla “Hoteleri-Turizëm”, Tiranë
Abstrakti
Kurrikula shkollore konsiderohet si një proces, organizimi i të cilës arrihet si rezultat i
bashkëveprimit të ngushtë të dy formave të saj: kurrikulës së planifikuar, e cila përmban
të gjitha dokumentet zyrtare që ndihmojnë mësuesit të realizojnë procesin e
mësimdhënies/nxënies në klasë, si dhe kurrikulës së “fshehtë”, e cila përfshin gjithçka që
ndodh brënda institucionit shkollor, si një proces i vazhdueshëm socializimi me vlera
dhe norma të rëndësishme shoqërore. Ndër proceset më kryesore mund të përmendim
ndërveprimet mes mësuesve dhe nxënësve, nxënësve me njëri-tjetrin dhe ndikimin e
teksteve shkollore, për një formim të nxënësve pa paragjykime dhe barriera sociale. Në
këtë punim është trajtuar dimensioni gjinor në edukim, mënyra se si trajtohet ai nga
autorë të ndryshëm në tekstet shkollore, si dhe sa e realizon shkolla jonë këtë detyrim,
përmes krijimit të një klime të përshtatshme barazie mes djemve dhe vajzave. Në bazë
të konkluzioneve të nxjerra nga analiza e anketimeve të realizuara tek nxënësit dhe
mësuesit e shkollave të mesme të Tiranës, janë analizuar problematikat që vihen re më
tepër në marrëdhëniet e krijuara në mjediset shkollore, të cilat shpesh bëhen shkak për
një trajtim të pabarabartë të dy gjinive. Një nga çështjet që duhet trajtuar me kujdes
është roli i mësuesit, i cili me personalitetin e tij luan një rol të rëndësishëm në edukimin
e nxënësve, por që shpesh është bartës i paragjykimeve dhe mentaliteteve të trashëguara
nga mjedisi social, arsimor, në të cilin është formuar. Nuk duhet harruar se dhe vetë
nxënësit sjellin gjithashtu në shkollë sjellje jo të drejta gjinore, të edukuara nga familja,
shoqëria dhe komuniteti të cilit i përkasin. Punimi përpiqet të hedh dritë edhe mbi tekstet
shkollore, si instrumente kryesore në përcjelljen e dijes dhe formimin e nxënësve, bazuar
në një analizë sasiore dhe cilësore nga këndvështrimi gjinor, në lëndët shoqërore, të
arsimit parauniversitar në Shqipëri. Mësuesi, së bashku me tekstet shkollore duhet ta
përmbushin sa më mirë misionin fisnik të arsimit, për emancipmin shpirtëror, progresin
material dhe zhvillimin social të nxënësve si individë të barabartë shoqëror.
Fjale kyçe: Kurrikula, roli, edukimi gjinor, nxënës.
Hyrje
Kurrikula “e fshehtë”, apo siç njihet ndryshe programi i “fshehtë”, përgjithësisht
njihet si “proces i socializimit në shkollë” (Kentli, 2009: 83). Ajo ka si funksion
përforcimin e besimeve, vlerave dhe normave dominuese të nxënësve (Giroux &
Penna, 1979). Dallimi mes kurrikulës formale dhe kurrikulës së fshehur është se,
ndërsa e para përmban, në mënyrë të hapur, atë që nxënësit kanë si qëllim për të
mësuar, e dyta përfshin çdo gjë që ata e mësojnë në mënyrë të paprogramuar (Lee,
2014: 40). Kurrikula e fshehtë përfshin gjithçka që ndodh në shkollë, në të gjitha
llojet e marrëdhënieve sociale që krijohen dhe gjithçkaje që ndodh në rrugë jozyrtare.
Për shembull pjesë e kësaj kurrikule të “fshehur” janë marrëdhëniet e nxënësve
brenda klasës ose shkollës, miqësitë, ngacmimet ose talljet, marrëdhënia mësues–
To continue reading
Request your trial