Matja e perceptimeve: Analizë mbi markën Nespresso

AuthorArt Shala
PositionUniversiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
Pages373-382
373
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Matja e perceptimeve: Analizë mbi markën Nespresso
Art Shala
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
Abstrakt
Ky punim paraqet një analizë rreth përceptimeve të konsumatorëve rreth markës
Zvicerane “Nespresso”. Nespresso është njëra ndër kompanitë më të suksesshme në
industrinë e kafes me kapsula. Nespresso merret me prodhimin dhe shitjen e kapsulave, si
dhe ka partneritet të ngushtë me 6 prodhues të makinerive të kafes. Është një kompani e
shtrirë në nivel global prandaj edhe ishte interesante të studjoj përceptimet e
konsumatorëve rreth kësaj marke (Markides, 1999).
Studimi është i bazuar në një pyetësor i cili ka për qëllim mbledhjen e të dhënave rreth
njohjes së markës, konsumimit apo jokonsumimit të markës si dhe perceptimeve që kanë
konsumatorët kundrejt markës në përgjithësi .
Pyetjet janë të mbyllura ku përgjigjet mund të jepen në shkallë binare, si Po apo Jo, ose në
shkallë Likert me 7-të vlera. Pyetësori është shpërndarë në dy qendra tregtare, duke
mbledhur 50 përgjigje nga konsumatorë random; 3 pyetësorë janë eleminuar pasi kanë
patur një seri përgjigjesh të paplotësuara.
Nga studimi është kuptuar se Nespresso,
Ka njohje të lartë markës prej 94%,
Përceptohet si një markë për persona më në moshë, me të ardhura të larta dhe të
cilët i përkasin një statusi social të lartë.
Keywords:, brand image, brand awareness.
Historia e Nespresso
Historia e korporatës dhe suksesit të Nestle Nespresso SA është rezultat i 20 vite të
kërkimit dhe zhvillimit i ndërmarrë fillimisht nga departamenti brenda Nestle, i cili
në vitin 1970 shpiku sistemin kapsulë që përmban kafene dhe krijoi procesin e saj të
veçantë të nxjerrjes së ekstraktit të kafes (Matlack, 2009). Gjashtë vite më vonë, në
vitin 1976, patenta e parë ishte dërguar në agjensionin përkatës për tu fituar, dhe në
vitin 1986 kompania Nespresso SA u themelua në Vevey të Zvicrës. Në të njëjtin vit,
në partneritet me prodhuesin Turmix Swiss ajo hodhi në treg sistemin Nespresso
për sektorin e kafesë në zyra nëpër Zvicër dhe Itali. Prodhimi i kapsulës ishte i
centralizuar në Orbe, Zvicër. Nespresso SA zotërohet tërësisht nga Grupi Nestle
dhe është një nga divizionet me rrijte më të shpejtë brenda grupit (Markides, 1999).
Që nga viti 1989 Nespresso punon në partneritet me prodhuesit e ndryshëm të
makinave në mënyrë që të zhvillojnë dhe zgjerojnë gamës e makinerive të kafes
varësisht nga aplikueshmëria e tyre.
Organizata operon në disa segmente të tregut të kafes:
· segmenti “në shtëpi” (B2C) me sistemin e Nespresso Classic për familjen;
· segmenti “jashtë shtëpisë” (B2B), me Nespresso Professional për zyra;
· segmenti Nespresso Gastronomy në restorante dhe

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT