Matja e performancës së gjykatave të shkallës së parë

AuthorValbona Metaj
Pages9-21
9
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Matja e performancës së gjykatave të shkallës së parë
Phd.(c). Av. Valbona Metaj
Abstrakti
Pavarësia e gjyqësorit është një element thelbësor i demokracisë i cili kërkon krahas tij
dhe përgjegjshmërinë. Por, gjithmonë duke konsideruar faktin se gjyqtarëve duhet t’iu
garantohet liria në marrjen e vendimeve gjyqësore pa pasur frikë apo ndërhyrje, për të
siguruar kështu pavarësinë e gjyqësorit. Reforma e shumëdiskutuar dhe shumëkërkuar
në sistemin e drejtësisë, mbi të gjitha shtron nevojën për të siguruar një garantim më të
madh të pavarsisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit. Në kuadër të kësaj reforme është
menduar dhe ky punim si një përpjekje modeste për të parashtruar rëndësinë dhe
domosdoshmërine e matjes së performancës së gjykatave të shklallës së parë në sistemin
Shqiptar, si një mjet që do të ndikonte jo vetëm në rritjen e transparencës, besimit të
publikut, përgjegjshmërisë së gjyqtarëve, por edhe në rritjen e efiçensës dhe cilësisë së
vendimeve të dhëna nga gjykatat.
Ky hulumtim bazohet kryesisht në modelin amerikan të matjes së performancës së
gjykatave të shkallës së parë, model ky i bazuar në standarde të unfikuara. Qëllimi i këtij
studimi është i trefishtë. Së pari, synon të vërë theksin se pse është e rëndësishme matja
e performancës së gjykatave të shkallës së parë. Së dyti, ndalet në sqarimin e këtij koncepti
për të kuptuar më mire sesi funksionon duke synuar në njohjen me standardet
ndërkombëtare për matjen e performancës së gjykatave shkallës së parë si dhe të mjeteve
që i realizojnë në praktikë këto matje. Fokusi i tretë është shqyrtimi i situatës në sistemin
Shqiptar duke nënvizuar faktin se monitorimi dhe matja gjithëpërfshirëse e performancës
së gjykatave të shkallës së parë i ka munguar sistemit Shqiptar, për të kaluar në qëllimin
përfundimtar atë të dhënies së disa rekomandimeve.
Fjalët kyçe: Gjykatat e shkallës së parë, performancë, përgjegjshmëri, transparencë, besimi i publikut,
CourTools, Standardet e performancës.
Hyrje
Të gjitha fushat e jetës kërkojnë matjen e performancës. Po sa e domosdoshme është
matja e performancës për gjykatat, të cilat kanë një ndikim të madh në jetën e
individëve?
Nëse ju nuk masni rezultatet, ju nuk mund të dalloni suksesin nga dështimi. Nëse ju nuk
mund të shihni suksesin, ju nuk mund t’a shpërbleni atë. Nëse ju nuk mund ta shpërbleni
suksesin, ju ndoshta jeni duke shpërblyer dështimin. Nëse ju nuk mund ta shihni suksesin, ju
nuk mund të mësoni prej tij. Dhe, nëse ju nuk mund të njihni dështimin, ju nuk mund ta
korrigjoni atë. Ajo që matet realizohet” (Osborne & Gaebler, 1992).
Gjykatat vazhdimisht duhet të monitorojnë performancën dhe të dinë saktësisht se
sa produktive ato janë, sa mirë ato janë duke u shërbyer nevojave publike dhe se
cilat pjesë të sistemit dhe shërbimeve të tyre kanë nevojë për vëmendje dhe përmirësim.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT