Mendime rreth strategjisë të të nxënit

AuthorOrjona Cungu Derguti
Pages139-140
139
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Mendime rreth strategjisë të të nxënit
Orjona Cungu Derguti
Strategjia e të nxënit është një koncept mja kompleks që përfshin shumë fusha të
shkencës si ato të pedagogjisë, psikologjisë, gjuhësisë, didaktikës etj. Por unë, duke
u mbështetur kryesisht në përvojën time si dhe në materiale të sferës didaktike, në
këte kumtim do të ndalem në dy elemente të qënësishme që lidhen me proçesin e të
nxënit, ora e mësimit dhe struktura e saj, si dhe tek ditari si dokumenti që e shoqëron
mësuesin në punën e t të perditshme.
Kur asim për proçesin e të nxënit, si koncept, kemi parasyshë veprimtarinë e
mësuesit dhe të nxënësit në një proçes të përbashkët ku plotësojnë njëri tjetrin duke
sjellur si produkt përvetësimin e njohurive shkencore në mënyrë të kënaqshme. Ky
nivel sjell emocione pozitive si për nxënësin ashtu edhe për mësuesin.
Nga ky këndvështrim del qartë se ora e mësimit, si element i plani kuar dhe i
detyruar paraqet momentin thelbësor nepërmjet të së ciles nxënësi formon kulturen
e t të përgjithshme në sistemin shkollor parauniversitar pa zbehur veprimtarinë
individuale jashtë shkollore të punës.
Duke u nisur nga vlerësimi i siperm lind pyetja: A është ora mësimore një veprimtari
mekanike, e përditshme që përsëritet në mënyrë rituale apo është në vetvehte një art,
që shpreh veprimtarinë origjinale të mësuesit e kulturen e t didaktike? Duke e parë
oren e mësimit si një veprimtari ku bashkëveprojnë mësuesi, nxënësi dhe materiali
mësimor , me veçoritë e tyre, mendoj se çdo orë mësimi funksionon mirë dhe jep
produkt pozitiv kur ajo i përshtatet objektivit që synon të arr ë. Orët e mësimit gjithnjë
ndryshojnë nga njëra tjetra e nuk mund të jenë të ngjashme si dy pika uji sepse dhe
objektivat e tyre ndryshojnë vazhdimisht. Orën e mësimit mud ta krahasojmë me
punën e fotogra t i cili për të fotografuar një objekt e lëvizë objektivin vazhdimisht
për të arritur përshtatshmërinë e plotë lidhur me largësinë, dritën, h en, qartësinë etj.
Pasi arrin përshtatshmërinë e plotë shkrep aparatin. Ky krahasim shërben dhe për
mësuesin. A ësia për të ndërtuar një orë nësimi në përshtatje me veçorite e saj shpreh
nivelin e kultures didaktike që ka mësuesi, përgaditjen e t profesionale që e dallon
në mënyrë të dukshme nga mësuesi diletant e amator. Raporti në mes veprimtarisë së
mësuesit dhe të nxënësit, kombinimi i tyre ku nxënësi vepron, arsyeton, interpreton,
zbërthen, komenton, gjykon, zbulon e kr on, pra vihet vazhdimisht më një veprimtari
të pavarur, me një larmi formash, që përbën strukturën e një ore mësimi duke i
dhënë asaj gjallëri, dinamizëm dhe duke e shkëputur nga monotonia e pasiviteti.
Sot, struktura e orës mësimore shtron probleme mundësi të reja ne kohëzgjatjen e
saj nga 45 në 90 minuta. Eksperienca është shumë e ku zuar, programet dhe tekstet
mësimore vazhdojnë të jenë në përputhje me kohëzgjatjen e vjetër të orës mësimore.
Ora 90 minuta mendoj se nuk është një vazhdim i thjeshtë i dy orëve të vjetra, pra
një bashkim mekanik i dy temave mësimore. Ora e re mësimore kërkon strukturë te
re, shkëmbim eksperience dhe kuali kim të vazhdueshëm të mësuesve. Kohëzgjatja
paraqitet më e pershtatshme për lëndët me punë laboratorike, ushtrime të natyrave
të ndryshmë e veprimtari të pavarura dhe me ngarkesë për lëndët shoqërore por
gjithsesi kërkon një studim shkencor në të ardhmen dhe modele si pika referimi e

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT