Mes akuzave dhe realitetit

AuthorValentina Hushi
Pages166-176
166
Vol. 6 No.2
September, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Mes akuzave dhe realitetit
Valentina Hushi
Veprimtaria politike e diplomatike e Mehdi Frashërit lidhet me ngjarje të rëndësishme
të shtetit shqiptar në vitet 1913-1944. Ashtu siç ndodh me çdo personalitet politik,
edhe ai iu është nënshtruar kritereve të vlerësimit të punës dhe mendimeve të t nga
opinioni, kolegët, shtypi dhe studiuesit e fushës. Mehdi Frashëri u largua nga vendi
në moshë të re dhe deri në vitin 1913, kur ai u kthye, ishte i njohur për opinionin e
gjerë shqiptar për emrin dhe mbiemrin por jo për punën dhe a ësitë e t . Në këto
kushte mund të ishte i kuptueshëm ndonjë dyshim për patriotizmin dhe vlerat e t
atdhetare që mund të buronte edhe nga mospërputhjet e mendimeve personale. Por
në kohët e sotme, me zbardhjen e dokumenteve që dëshmojnë veprimtarinë e t është
e pamundur të mos besosh që Mehdi Frashëri ishte një patriot që donte dhe punonte
për më të mirën për Shqipërinë. Megjithatë përgjatë karrierës së t jo rrallë herë u
përball me akuza të rënda. Njëra prej tyre ishte “italo l”. Arsyeja ishte se ai, si shumë
patriotë të tjerë, nuk i shpëtoi bindjes se ngritja dhe organizimi i shtetit shqiptar
pas Lu ës së Parë Botërore ishte i pamundur pa mbështetjen e shteteve të mëdha në
përgjithësi apo ndihmën e një fuqie botërore në veçanti.
Me këtë akuzë ai u përball që në marrjen e detyrës së parë nga qeveria e Turhan
Pashë Përmetit në vitin 1914. Ai u emërua Prefekt i Durrësit1, gjë që nuk u mirëprit
nga popullsia. Kjo dëshmohet nga raportet e përfaqësuesve të huaj në Shqipëri.
Në një telegram të datës 20 shkurt 1914, atasheu konsullor i Austo-Hungarisë, z.
Hornbostel, i shkruante Kontit Berchtold se zëvëndësimi i mytesari t të Durrësit,
Hamit bej Toptani, me Mehdi bej Frashërin nuk ishte pritur mirë nga popullsia. Kjo,
jo vetëm për faktin që Hamit Toptani ishte gurë e dashur për popullsinë, por edhe
sepse Frashëri konsiderohej si “një pasonjës me bindje” i Italisë. Si argument për
këtë, konsulli theksonte faktin, që Mehdi Frashëri, që në ditën e parë të punës kishte
dërguar në Itali një nënpunës për të blerë sendet e nevojshme për pajisjen e gardës së
re që do të kr ohej2.
Në fakt, nuk ka asnjë të dhënë për lidhje të Mehdi Frashërit me Italinë dhe
interesat e saj deri në momentin kur ai erdhi në Shqipëri, me përjashtim të ndonjë
miqësie personale të kr uar gjatë takimeve ku ai përfaqësonte postet e mbajtura në
administratën osmane. Aq më tepër nuk mund të ishte argument marrja e pajisjeve të
gardës në Itali, kur pjesa më e madhe e tregtisë dhe shkëmbimeve zhvillohej pikërisht
me këtë të fundit. Si nxitje e këtyre akuzave mund të ketë shërbyer edhe miqësia e
t me Esat Pashë Toptanin kur dihej rivaliteti i kët të fundit me Ismail Qemalin.
Në debatin për marrëveshjen me grekët, Frashëri mbështeti grupin që iu kundërvu
Ismail Qemalit duke u rreshtuar kështu në krah të Esat Pashë Toptanit3.
Mehdi Frashëri nuk pati kohë që të tonte simpatinë e popullit të Durrësit sepse
në 19 mars 1914, qeveria e Turhan Pashë Përmetit e emëroi delegat në Komisionin
1 Përlindja e Shqipëniës, vjet’ i II, n.12, 8/21 shkurt 1914, f. 4, “Qeverim i Shqipëniës së Mesme”
2 Arkivi i Institutit të Historisë, Fondi i Vjenës, 24-37-3720. Telegram koe dencial i Atasheut
konsullor Hornbostel drejtuar Kontit Berchtold, 20 shkurt 1914.
3 Hilë Lushaku, Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë 1912-2007, Tiranë: Ilar, 2009, f. 134.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT