Mësimdhënia e diferencuar në përvetësimin e gjuhës së huaj

AuthorSidorela Bushataj
PositionShkolla 9-vje?are 'Muhamet Hasmuja' Grizhe
Pages81-87
81
Vol. 5 No.1
May, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Mësimdhënia e diferencuar në përvetësimin e gjuhës së huaj
Sidorela Bushataj
Shkolla 9-vjeare “Muhamet Hasmuja” Grizhe
Abstrakt
Mësimdhënia e diferencuar ka në themel parimin që nxënësit janë të ndryshëm dhe kanë
nevoja të ndryshme. Në themel të saj qëndron parimi i individualizimit të procesit mësimor,
orientimi dhe afrimi i të mësuarit gjithnjë e më shumë të nxënësve. Rëndësia e mësimdhënies së
diferencuar në nxënien e gjuhës së huaj ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve në fushën
e mësimdhënies. Historikisht metodat kanë evoluar, ndryshuar dhe janë përsosur e modernizuar
në përputhje me zhvillimet shoqërore, ekonomike e politike të vendit. Nevoja e mësimdhënies të
diferencuar buron nga diversiteti i nxënësve në klasë. Përshtatja e përmbajtjeve, proceseve,
metodave dhe materialeve me ritmet e nxënësve të ndryshëm, për të arritur të njejtat qëllime
dhe objektiva është thelbi i mësimdhënies së diferencuar.
Mësimi i diferencuar u bë shumë më i rëndësishëm me ardhjen e arsimit gjithëpërfshirës. Duke
u nisur nga konstatimet e shumë ekspertëve të huaj mund të themi se mësimi i diferencuar
nuk është një fenomen i ri. Ky studim u krye për të parë lidhjen e ngushtë të mësimdhënies së
diferencuar në përvetësimin e gjuhës së huaj, si dhe rubrikat në cilat kanë nevojë imediate për
mësimdhënie të diferencuar.
Mostra e studimit përbëhet nga nxënësit e tre shkollave në qarkun e Shkodrës (dy shkolla
shtetërore dhe një jopublike). Nxënës në vëzhgim ishin 189: Vëzhgimet janë kryer disa orë
rradhazi. Nga rezultatet e analizës së të dhënave rezulton se 41% e nxënësve kanë nevojë për
mësimdhënie të diferencuar. Studimi u krye në klasat e treta në arsimin llor (78 nxënës) dhe
në klasa të nënta të mesëm të ulët u vëzhguan 111 nxënës.
Fjalët kyçe: mësimdhënie e diferencuar, gjuhë e huaj, individë të pavarur, të nxënit efektiv.
Shqyrtim literature
Mësimi i diferencuar ndodh kur disa nxënës punojnë në detyra të ndryshme nga të
tjerët. Duke u nisur nga vet natyra e nxënësve, që asnjë nxënës nuk është i njejtë me
tjetrin për nga a ësitë, përvoja, rrethi shoqëror, interesat, nevojat, ndjenjat, prirjet
atëherë është e nevojshme që secili nxënës të mësoj një gjuhë të huaj sipas mënyrës së
vet. Këto dallime midis nxënësve përcaktojnë format e punës, metodat dhe teknikat
mësimore, stilet e të nxënit dhe mjetet. Realizimi i metodave e kase mundëson
alternativa të shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te nxënësit të zhvillojë,
a ësitë organizative e menaxhuese, a ësi komunikative, nxit diversitetin në të nxënit
e nxënësve dhe rrit kreativitetin e tyre. Realizimi i strategjive e kase i jep kuptim rolit
të mësimdhënësit në procesin e të nxënit, kr on baza të shëndosha për realizimin e
të nxënit gjatë gjithë jetës. Thelbi i mësimdhënies së diferencuar është përshtatja e
përmbajtjeve, proceseve, metodave e materialeve, me ritmet e nxënies së nxënësve të
ndryshëm, për të arritur të njëjtat synime e objektiva1. Në këtë rast shtrohet nevoja
për mësimdhënie të diferencuar.
1 Petrit Muka, Dhori Karaj dhe Liri Cela, Hyrje në Mësimdhënien e diferencuar, Tiranë, QTKA, 2006, f. 26-
47.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT