Modernineti në “Dy drama “të autorit Ragip Sylaj. Drama “Dëbim nga Parajsa”

AuthorMsc. Kujtim Bytyci
Pages118-122
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
118
Modernineti nëDy drama “ të autorit Ragip Sylaj.
Drama “ Dëbim nga Parajsa.
Msc. Kujtim Bytyci
Abstra kt
Autori Ragip Sylaj vjen para lexuesit në një mënyrë të re paraqitjeje. i ndryshëm si në
gjininë poetike, po ashtu dhe në gjininë e dramës që përpiqet të eksperimentojë. Autori
nuk është i panjohur për lexuesin shqiptarë , autori është përfaqësuar në antologji në
gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj. E megjithatë, popullariteti i një shkrimtari ka magjinë
e surprizës, që në momentin që shfaqet e bën për vete lexuesin me “ suprizat” e këndshme
qe i servir . Poezia është gjinia më e lëvruar e këtij autori, por nuk ngelet pas dhe në prozë,
ese, kritikë letrare, dhe dramë.
Kalimi nga njëra gjini në tjetrën, sigurisht që ka pjesën e vet të vështirësisë, duke sjellë një
“përshtatje” të krijuesit. Përveç përshtatjes, është dhe gjetja e vetvetes. Gjetja e vetvetes
është dhe orientimi drejtë asaj lloj drame , që përshtatet më së shumti me prirjet dhe
shijet estetike të krijuesit. Sylaj në eksperimentimin e tij drejtë dramës ka një orientim
mëse të qartë, drejtë dramës moderne, por që pika e referimit është lexuesi ( spektatori).
Moderniteti i Ragip Sylaj në dramë , nuk qëndron vetëm në faktin e kreativiteit të
prezantimit të dramave në modelin e antidramave, të heronjve si antiheronj, por edhe
në organizimin e tekstit të dramave. “ Dy dramat” e tij kanë komoditetin që të lexohen
edhe si një material letrar, por edhe si tekste të mirëllta dramatike, por që në këtë të
fundit, komoditeti shndërohet në një dhimbje koke për çdo regjizor që do të kërkojë të
vejë në skenë këto drama. “ “Kokëdhimbja “ vjen për faktin që regjizori duhet që këtë
material letrar bruto ta shndrojë në një shfaqje tetrale që kërkon mjeshtëri regjizoriale
dhe aktoriale.
Moderniteti në dramat e shkrimtarit Ragip Sylaj zbulohet tek “plateja” e absurdit në të
cilën lëvizin heronj-antiheronj, dhe drama-antidramë. Lënda mbi të cilën ngrihet drama,
është lënda biblike. Megjithëse kjo është lënda bazë, autori ka mundur që ti shpëtojë
“kurthit “ për ta trajtuar lëndën bazë në kujtë e religjionit. Ai ka mundur që fabulën
biblike ta vejë në shërbim të lëndës dramatike, ku religjioni shndërrohet në absurd, dhe
ekzistencializëm.
Historia e letërsisë botërore njeh mjaë raste të orientimit të shkrimtarëve ndaj subjekteve
biblike, duke krijuar vepra letrare të cilat në sajë të fuqisë së penës së tyre I kanë qëndruar
kohës. Historishkrimi letrar zë ll që në periudhën e Rilindjes Europiane, me autorë të
tillë si Ligieri, Bokaçio, listë e cila vazhdon dhe në periudhat e mëvonshme letrare, me
Dostojevskin, Bodler, Kamy, Prust etj. Secili në gjykimin dhe këndvështrimin e tyre ka
trajtuar artistikisht subjektet biblike, duke na sjellë vepra letrare me modele krijuese,
simbole botën e përtejme (feri, parajsa, purgatori). F. Kaa në veprën e tij “Proçesi” na
sjell gjykimin për Mëkatin e Madh, të trajtuar artistikisht. Bibla është quajtur ndryshe dhe
“Libri I librave.
Studiuesi amerikan Notrop Fraji për ndikimin që ka pasur dhe vazhdon të ketë Bibla në
letërsinë perëndimore shprehet se: “Në kulturën tonë( perëndimore) , libri i shenjtë është
Bibla, e cila mbase është libri i shenjtë i ndërtuar më sistematikisht në botë. Asnjë libër nuk
ka ndikim të vet në letërsi, pa pasur vetë cilësi letrare, kurse Bibla është vepër e letërsisë,

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT