Motivet e dyzimit dhe pasqyrimit në poezinë e Silvia Plathit

AuthorArjete Luani (Rripa)
PositionUniversiteti i Shkodres 'Luigj Gurakuqi'
Pages184-194
184
Vol. 4 No.2
September, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Motivet e dyzimit dhe pasqyrimit në poezinë e Silvia Plathit
Doktorante Arjete Luani (Rripa)
Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”
Abstrakt
Qëllimi i kët studimi është të analizojë motivet e dyzimit dhe të pasqyrimit në poezinë e
Silvia Plathit sipas një qasjeje psikologjike. Dyzimi i unit në atë të vërtëtë dhe të rremë ose
në atë publik dhe të shëmtuar analizohet së bashku me shkaqet dhe pasojat e t . Në shumë
poezi të Plathit si “Në allçi”, “Tulipanët”, “Pasqyra”, “Mbulimi” etj. folësja femër është pre
e unit të rremë ose at public, i cili simbolizohet edhe nga pasqyra. Folësja e këtyre poezive
ndihet e ndrydhur pikërisht si në “burg”, si në “shishe”, nga ku nuk mund të dale; mes saj
dhe botës së jashtme është kr uar një murë ndarës i cili i ka mohuar asaj identitetin/unin e
vërtetë, të cilin ajo e kërkon në çdo moment. Si përfundim, ky dyzim është pasojë e roleve
të femres, veçanërisht i at si bashkëshorte, dhe si rrjedhojë, edhe e pengesave kulturore që
paraqet shoqëria patriarkale ndaj femres. Është ky rol që i ka sjellë femres humbje të identitetit
dhe largim nga realiteti; ajo zotërohet nga mashkulli në të gjitha aspektet; ajo është kukull në
duart e t .
Fjalët kyçe: dyzim, unë, identitet, ndrydhje, shoqëri patriarkale.
Hyrje
Çfarë shprehin motivet e dyzimit, pasqyrimit dhe dyfaqësisë dhe cilat janë imazhet që
përfaqësojnë këto motive? Këto motive, ndër të tjera, lidhen me çështje të identitetit
dhe historisë, të cilat pasqyrojnë ndarjen e unit, në atë të vërtetë dhe të rremë. Një nga
psikiatrit më të njohur të kohëve moderne, H. D. Laing, trajton aspektin e dyzimit si
pjesë të skizofrenisë.
Sipas t , ndarja e unit është e dhimbshme dhe vuajtësi pret me padurim që të v ë
dikush ta ndihmojë që ta njësojë. Uni kërkon të rr ë në trup, por ka frikë nga rreziqet,
ndërsa kur ndodhet jashtë t , vëren që nuk i ka përparësitë e të qenit në të. Në këtë
mënyrë, tek vuajtësi kr ohet mëdyshja që sjell këto pasoja: ai / ajo bëhet primitive
duke kërkuar vetem mb etesen dhe vetminë; mbushet me urrejtje; përpiqet të vrasë
veten si një mënyrë mbrojtjeje; uni ndahet duke humbur identitetin dhe integritetin;
humbet ndjesinë e realitetit jashtë vetes; vendi ku rri uni bëhet burg në të cilin uni
ndahet në pjesë si fantazma të pakontrolluara. (Laing, 1969, . 161-162).
Të gjitha motivet e vepres së Plathit e kanë shkakun tek uni i dyzuar. Sipas Laingut,
dyzimi ndodh kur:
Qenia e individit ndahet në dysh, duke prodhuar një unë të ndarë nga trupi dhe një
trup që është vetem një gjë që uni shikon, duke e parë nganjëherë sikur të ishte një
gjë tjetër në botë. I gjithë trupi dhe shumë procese ‘mendore’ hiqen nga uni, i cili
mund të vazhdojë të funksionojë në një territor shumë të ku zuar (duke ëndërruar
dhe mbikëqyrur), ose mund të duket që ndalon së funksionuari si një i vetëm. (Laing,
1969, f. 162).
Uni kërkon të jetë jashtë gjithçkaje deri në atë pikë sa personi të thotë që nuk jam unë.
Personi refuzon gjithçka që ai është; atë çfarë ai është në realitet -unin e vërtetë- që

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT