Ndikimi i Sjelljes Financiare në Vendimmarrjen Investuese për Aktive Reale të Paluajtshme

AuthorBlerina Dervishaj
PositionUniversiteti 'Ismail Qemali'
Pages235-244
235
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Ndikimi i Sjelljes Financiare në Vendimmarrjen Investuese për Aktive Reale
të Paluajtshme
Msc. Blerina Dervishaj
Universiteti ”Ismail Qemali”
Abstrakt
Tregu i pasurive të paluajtshme dhe tregjet nanciare kanë shumë tendenca psikologjike të
përbashkëta. Si pasojë e ndikimit të faktorëve psikologjike dhe emocionale në vlerësimin e
pasurive të paluajtshme, çmimet e pasurive të paluajtshme ndryshojnë shpesh nga vlerat
e tyre themelore në periudha afatshkurtra dhe afatmesme. Kjo dukuri është më e theksuar
sidomos në tregun e banesave ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve janë investitorë pa
përvojë, të pasostikuar, të motivuar nga faktorë nanciare, emocionale dhe personale. Sjellja
joracionale e pjesëmarrësve të tregut të pasurive të paluajtshme ishte një ndër shkaktarët e
lulëzimit dhe rënies së pasurive të paluajtshme në10-vjeçarin e parë të kët mëvjeçari. Punimi
përqendrohet në tiparet bazë psikologjike të pjesëmarrësve të tregut të pasurive të paluajtshme
dhe organizohet si von: Pjesa e parë diskuton lidhjet e tregut të pasurive të paluajtshme me
ekonominë në përgjithësi dhe tregjet nanciare në veçanti . Pjesa tjetër diskuton tendencat në
nivel mikro që ndikojnë vendimmarrjen individuale si dhe si këto tendenca të sjelljes paraqiten
në tregjet e pasurive të paluajtshme. Pjesa e tretë diskuton ekspansionin në tregun e pasurive
të paluajtshme, “luskat” në këtë treg dhe reagimet e tepruara të çmimeve të pasurive të
paluajtshme. Pjesa e fundit paraqet përmbledhje dhe konkluzione.
Fjalë kyçe: vendimmarrje investuese, aktive reale, aktive nanciare, tendencat e sjelljes, treg.
Hyrje
Vlerësimi i shtëpive ndikon vendimet nanciare të familjeve. Për shembull, pronarët
e shtëpive që dëshmojnë një vlerësim në rritje të çmimit të shtëpisë së tyre, ka gjasa
ndihen më mirë për gjendjen e tyre nanciare dhe të shpenzojnë më tepër nga
të ardhurat e tyre të disponueshme sesa po të ishin në kushte të tjera (Campbell &
Cocco 2005). Meqë shpenzimet e konsumit janë një faktor nxitës në rritjen e prodhimit
të brendshëm bruto (PBB), në përgjithësi, ecuria e tregut të strehimit ka një efekt të
rëndësishëm në rritjen e PBB-së në mbarë botën. Për shembull, Case, Quigley dhe
Shiller (2005) tregojnë se efekti i pasurisë së paluajtshme në shpenzimet e konsumit
është më i madh se efekti i pasurisë së kruar nga tregu i aksioneve. Ata ia atribuojnë
këtë pjesërisht perceptimit të publikut se pasuria e strehimit është më e qëndrueshme
në krahasim me pasurinë e tregut të aksioneve.
Lidhja e Tregut të Pasurive të Paluajtshme me Tregun Financiar
Performanca e papritur dhe luhatshmëria e tregut mund të ndikojnë sjelljen investuese
të familjeve dhe vendimet e tyre në lidhje me shpërndarjen e investimeve të tyre në
aktive. Cocco (2005) gjen se ekziston një marrëdhënie përgjithësisht negative midis
investimeve të individëve në pasuri të paluajtshme dhe atyre në tregjet nanciare.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për familjet më të reja dhe më të varfra me pasuri të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT