Një këndvështrim mbi Përgjegjësisë Sociale të Korporatave në mjedisin Shqiptar

AuthorVeronika Kallanxhi
PositionPhD. Candidate Pedagogue at Tirana University Faculty of Economic, Department of Management Saranda Branch
Pages409-416
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
409
Një këndvështrim mbi Përgjegjësisë Sociale të Korporatave
në mjedisin Shqiptar
Veronika Kallanxhi
PhD. Candidate Pedagogue at Tirana University Faculty of Economic
Department of Management Saranda Branch
Abstract
Përgjegjësia Sociale e Korporatave ka të bëje me veprime që një organizatë ndërmerr për të
përmbushur qëllimet ekonomike të saj dhe për të sjellë përtime për shoqërinë. Përgjegjësia sociale
ka të bejë me mënyrën se si një kompani menaxhon procesin e saj ekonomik dhe prodhon një
impakt pozitiv në shoqëri. Të jesh një korporatë e përgjegjshme, do të thotë, të ndërmarrësh dhe
të kryesh veprimet e biznesit në një mënyre etike, duke pasur parasysh interesat e komuniteti ku
operon dhe më gjerë. Shumë nga bizneset i përmbahen vetëm legjislacionit, duke mos konsideruar
mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të tilla jashtë asaj cfarë ju kërkohet me ligj.
Keyword s: Përgjegjësia Sociale e Korporatave, Përgjegjshmëria.
Rishikimi i literaturës
Trajtimi i CSR-së ndër vite
Përgjegjësia Sociale e Korporatave (PSK), është një praktikë menaxheriale, përgjegjëse në
menaxhimin e organizatës. Ndikimi i kësaj lozoe menaxheriale vërehet në impaktin që
kanë vendimet e kompanisë mbi ambientin, shoqërinë dhe zhvillimin e vetë organizatës
(Eccles, Ioannou, & Serafeim, 2011). Përgjegjësia sociale në kompani ka të bëjë me n
detyrim, përtej kërkesave te ligjit.. Eshtë një angazhim që ndërmarrin kompanitë për tu
sjellë në mënyrë etike, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht duke
përmirësuar cilësinë e jetës të punonjësve, të familjeve të tyre si dhe të komunitetit ku ata
operojnë (Ioannou & Serafeim, August, 2010). Përgjegjësia sociale ka të bejë me mënyrën
se si një kompani menaxhon procesin e saj ekonomik dhe prodhon një impakt pozitiv në
shoqëri. Interesat e aksionerëve duhet të balancohen gjithnjë me interesat e stakeholder-ave
të tjerë (Eccles & Serafeim). Nëse korporata do të krahasohej me një individ, përgjegjësia
sociale e bën atë një qytetar të mirë. Ideja e një korporate me përgjegjësi sociale (CSR),
lindi në fund të viteve 1960 dhe në llim të viteve 1970. Në këtë periudhë kompanitë
dhe qeveritë gjithashtu lluan të shikojnë përtej performances nanciare të organizatave.
Këto vendime erdhën dhe si pasojë e një numri katastrofash si ajo e 1984, ku u shkaktua
një rrjedhje gazi në Indi nga Union Carbide, dhe në 1990 Exxon Valdez ishte përgjegjëse
për derdhjen e vajit në Alaske(Maguire to Vogel). CRS lidhet me idenë kryesore që
bizneset duhet të plotësojnë pritshmëritë e shoqërisë. Përgjegjësia sociale në korporata
ka ndryshuar në vite. Ajo nuk ka pasur këtë status që ka sot. Koncepti i CSR ka ekzistuar
që në vitet 1800, po realisht ajo ka lluar të shkruhet në literaturë pas viteve 1950. Fokusi
i saj ka evoluar nga nje periudhë në tjetrën, prandaj dhe përkuzimi i saj ka ndryshuar.
Megjithatë CSR deri në ditët e sotme ka kaluar në katër periudha sipas Patrick Murphy
(University of Michigan Business Review, 1978) kemi katër periudha. Periudha e parë në
dhe pas viteve 1950. Në një skemë të thjeshtuar, Murphy argumentoi se periudha deri në
1950 ishte epokë ‘lantropike’ në të cilat kompanitë dhuronin bamirësi më shumë se çdo

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT