Një vështrim teorik mbi kognicionin dhe psikolinguistikën si një multishkencë gjuhësore

AuthorBrunilda Belegu Kolimja
Pages69-73
69
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 5 No.3
January, 2020
Një vështrim teorik mbi kognicionin dhe psikolinguistikën si një
multishkencë gjuhësore
Brunilda Belegu Kolimja
Abstrakt
Psikolinguistika është një shkencë ndërdisiplinore, e cila përdor rezultatet teorike dhe empirike
të psikologjisë dhe gjuhësisë, për të studiuar proçeset dhe strukturat mendore që janë në bazë
të përdorimi ë gjuhës(të kuptuarit dhe të prodhimit) dhe të përvetësimit të gjuhës. Përveç
psikologjisë dhe gjuhësisë, ajo ka siguruar shumë pjesë të terminologjisë konceptuale dhe
metodologjike të shkencave të tjera gjuhësore. Gjithashtu ka marrë kontribute të rëndësishme
nga inteligjenca arti ciale, antropologjia kulturore dhe sociologjia, duke u kon guruar si një
multishkencë gjuhësore.
Fjalët kyçe: kognicion, fazat e zhvillimit tëkonjiktivit të fëm ës, psikolinguistika, gjuha dhe
komunikimi.
Hyrja
Psikolinguistika nenkupton se në zemër të saj janë marrëdhëniet e saj me disiplinat e
tjera. Së pari dhe më kryesorja është marrëdhënia midis dy disiplinave të saj mëma,
psikologjia dhe linguistika, një marrëdhënie kjo që ka ndryshuar dhe avancuar gjatë
një gjysëm shekulli, duke sjell kështu ekzistencën e saj si një fushë më vete.1
Linguistika është studimi i vetë gjuhës, rregullave të saj, dhe njohurive tona mbi këto
rregulla. Fonetika dhe fonologjia studiojnë tingujt e alëve, ndërsa psikolinguistika
fokusohet në faktin se si truri i përpunon dhe i kupton këto tinguj. Morfologjia studion
strukturat e alëve, ndërsa sintaksa studion mënyrën se si këto alë kombinohen
për të formuar ali. Semantika merret me kuptimin e alëve ali. Por ndërkohë
qe sintaksa merret vetëm me strukturën formale të alive, semantika nga ana tjetër
merret me kuptimin aktual të këtyre alive. Ndërsa pragmatika merret me rolin e
kontekstit në interpretimin e kuptimit.
Të gjitha këto disiplina janë të lidhura ngushë me linguistikën, një nga disiplinat
mëmë te psikolinguistikës. Ato e studiojnë gjuhën në këndvështrime të ndryshmë.
Prandaj, psikolinguistika ka lidhje me të gjitha disiplinat e mësipërme pasi një
psikolinguist studion a ësinë e njeriut për ta mësuar dhe përpunuar gjuhën në trurin
e t , duke marrë në konsideratë sintaksën, morfologjinë, semantikën, fonetikën,
fonologjinë dhe pragmatikën e asaj gjuhe.
Ashtu siç e përmendëm edhe më lartë psikolinguistika ështënjë fushë
ndërdisiplinore që ka lidhje me shumë disiplina të tjera siç e ilustron diagram i
mëposhtëm.
1 Tabaku. Th. Elida., Delija. Shpresa. Psycholinguistics. Geer,Tiranë, 2011, f. 7-8.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT