Optimizimi i rrjetit turistik Rasti i qytetit të Durrësit

AuthorBesjana Tosuni
PositionUniversiteti Europian i Tiranës
Pages88-100
88
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Optimizimi i rrjetit turistik
Rasti i qytetit tё Durrёsit
Besjana Tosuni
Universiteti Europian i Tiranës
Abstrakt
Lëvizja e turistëve rreth botës përfaqëson zhvendosjen më të madhe të njerëzve jashtë mjedisit
të tyre të zakonshëm. Kjo lëvizje ndikon fuqishëm në ekonomitë lokale, rajonale, kombëtare
dhe ndërkombëtare. Në Shqipëri një pjesë e rëndësishme e turistëve rendisin si arsye kryesore
të vizitës ,aventurën, çmimet e lira dhe kontaktet me natyrën. Guidat e ecjes në këmbë mund
të kontribojnë në kënaqësinë e turistëve, promovimin e turizmit dhe zhvillimit të rajonit
gjatë lëvizjeve të tyre në rrjetin e turizmit. Turistët vlerësojnë lloje të ndryshme atraksionesh
turistike dhe kanë nevojë gjithashtu për një sërë facilitetesh.
Destinacionet turistike nuk veprojnë gjithmonë në mënyrë racionale, emocionet që të fal një
destinacion i shtojnë edhe më shumë kompleksitetin vendimarrjes për të qënë pjesë e tij . Lëvizja
e turistëve brenda një destinacioni varen nga faktorë që lidhen me karakteristikat turistike, si
buxheti, koha, preferencat apo njohuritë e destinacionit, karakteristikat e destinacionit në
lidhje me tërheqjet apo nivelin e aksesit.
Ekzistenca e një modeli matematikor që përfshin faktorët kryesorë që shpjegojnë lëvizjen e
turistëve të pavarur në një destinacion, në mënyrë dinamike, do të bëjë të mundur krij imin e
një mjeti të adaptueshëm so werik. Ky mjet do të përmbushë nevojat speci ke të turistëve,
duke lejuar përdorimin e rrjetit në mënyrë optimale nga ana e pro leve të ndryshme turistike,
si dhe nevojat e qeverisë rajonale dhe biznesit, duke lejuar vendime më të mira dhe ofertën e
produkteve relevante turistike.
Ky punim identi kon rëndësinë e turizmit për zhvillimin rajonal, gjen kriteret kryesore të
lëvizshmërisë së turisteve, duke përdorur si mbështetje kryesore shtigjet e rrjetit. Njeh modelin
e nevojshëm që zhvillon themelet për ndërtimin e modelit matematikor që shpjegon lëvizjen e
turistëve në destinacion, duke bërë të mundur një mjet të ardhshëm adaptues so werik.
Fjalët kyçe: modeli matematik, turizëm, zhvillim rajonal, rrjeta.
Hyrje
Turizmi është një aktivitet kompleks që përfshin aktorë të shumtë dhe faktorë
socio-ekonomik. Ne mund të identi kojmë palët e interesuara nga sektori privat
dhe publik, individët apo kompanitë , ofruesit e shërbimeve dhe konsumatorët,
me përfshirjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Mes tyre, këto lloje të ndryshme të
marrëdhënieve kryhen në kohë dhe hapësira të ndryshme. Kur ne studiojmë këtë
sektor, ne vetëm mund të konkludojmë se turizmi është një rrjet i kompleksitetit të
madh që përshkruan sjelljet, veprimet dhe marrjen e vendimeve nga aktorët e tij dhe
marrëdhëniet e ndryshme të vendosura në mesin e tyre. Një ngjarje në rrjet është e
izoluar, ajo ndikohet gjithmonë nga karakteristikat e lojtarëve, lloji i marrëdhënieve
të vendosur në mesin e tyre dhe konteksti përreth. Por nga ana tjetër, ngjarja do të
ndikojë aktorët dhe marrëdhëniet që janë të vendosura në fqinjësinë e tyre. Përtej
kompleksitetit të madh, turizmi është gjithashtu një sistem i rrjetit dinamik. Duke

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT