Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në Planet hapsinore - rasti i Hanit të Elezit

AuthorElvida Pallaska
PositionEuropean School of Law and Management, Rexhep Shema 8 Str., 10000 Prishtina, Kosovo
Pages361-381
361
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në Planet hapsinore – rasti i Hanit të
Elezit
Elvida Pallaska
European School of Law and Management
Rexhep Shema 8 Str., 10000 Prishtina, Kosovo
Abstrakt
Ky studim përshkruan dhe analizon cështjen e përfshirjes së trashëgimisë kulturore në
komunën e Elez Hanit në raport me planet zhvillimore të tyre. Është studim vlerësues se
sa janë identifikuar në tërësi të gjitha nga vlerat e trashëgimisë kulturore në komunë, se
sa nga to janë të përfshira në listën zyrtare të monumenteve të mbrojtura nga lista
zyrtare e shtetit, se cka është paraparë të ndërmirret për to në planet zhvilimore të
komunës dhe për në fund, cilat do ishin konkluzionet dhe rekomandimet për cështjen e
trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore të komunës, trajtimit, masave dhe
veprimeve. Pyetja kryesore e hulumtimit është nëse janë identifikuar e gjithë trashëgimia
kulturore në komuna, nëse ato janë dhe sa janë të mbrojtura apo dhe në listën zyrtare
për mbrojtjen e tyre dhe cilat janë rekomandimet për të ardhmen, si do të mund ato të
shfrytëzoheshin dhe se cilat do të ishin përparësitë në kuptim të zhvillimit të turizmit.
Fjalët kyçe: Konservimi i integruar, Zhvillimi i qëndrueshëm hapsinor, Rizhvillimi
hapsinor i qyteteve, Rehabilitimi intern i qyteteve
Hyrje
Qytetet kosovare janë në tranzicion, sikurse që ishin dhe shumë qytete tjera që më
parë në Evropë. Politikat zhvillimore të qyteteve në tranzicion, shpesh herë nuk
janë në bëshkërenditje me fushat tematike zhvillimore apo dhe sfidat zhvillimore,
porse dhe zanafilla e tyre historike, ndoshta dhe përcaktuese të identitetit, nuk miren
parasysh, ndër këto dhe vlerat e trashëgimisë kulturore.
Zhvillimet e shpejta të qyteteve, shumë shpesh në emër të zhvillimeve ekonomike,
kanë rrezik evident neglizhencën apo dhe humbjen e trashëgimisë kulturore, të
llojllojshme dhe shumë të pasur mijëvjeçare, duke marrë parasysh vjetërsinë e
qyteteve të Ballkanit.
Sipas “Agjendës së Lisbonës”, në bazë të së cilës qytetet luajnë rol vendimtar në
gjenerimin ekonomik,. krahas trendit të zhvillimit të qyteteve në botë, dhe qytetet
në Kosovë do të duhej të shiqohen si gjeneratorë të zhvillimeve ekonomike lokale
por dhe nacionale.
Në një anë, është shumë evidente se ekonomitë lokale do të duhej të bazohen në
resurse lokale, me shfrytëzim racional dhe qasje të favorshme. Shpejtë i afrohemi
ditës kur qytetet në Kosovë do të garojnë me njëra tjetren me resurset e veta për
atraktivitet të tyre karshi qytetarëve dhe vizitorëve, sikurse dhe është rasti në gjithë
Evropën.
Njëri ndër resurset është ai i “Trashëgimisë Kulturore”, resurs i cili bashkëjeton me
zhvillimet e reja. Fryma konkuruese stimulon zhvillimet e reja porse dhe në anën
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
362
tjetër kërkon bashkëpunime me qytete fqinje, bashkëpunime inter-urbane dhe për
më tepër, bashkëpunime regjionale dhe ndërkombëtare, ndërkufitare.
Nevoja e bashkëpunimit sjell deri tek kërkesa e partnerëve strategjikë në vazhdimësi
për të arritur qëllimin e mbrojtjes, ruajtjes dhe avansimit të vlerave të Trashëgimisë
Kulturore në qytet/komunë/regjion.
Korniza e hulumtimit
QËLLIMI I HULUMTIMIT - është analizimi I cështjes së përfshirjes së trashëgimisë
kulturore në komunën e Elez Hanit, planet zhvillimore. Është studim vlerësues se
sa janë identifikuar në tërësi të gjitha nga vlerat e trashëgimisë kulturore në komunë,
se sa nga to janë të përfshira në listën zyrtare të monumenteve të mbrojtura nga
lista zyrtare e shtetit, se cka është paraparë të ndërmirret për to në planet zhvilimore
të komunës dhe për në fund, cilat do ishin konkluzionet dhe rekomandimet për
cështjen e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore të komunës, trajtimit, masave
dhe veprimeve.
HIPOTEZAT dhe PYETJET E HULUMTIMIT – Hipoteza kryesore me këtë rast studimi
është: Trashëgimia kulturore është përfshirë pak dhe jo mjaftueshëm në Planet
Hapsinore të Komunave të Kosovës, komunës së Elez Hanit. Pyetja kryesore e
hulumtimit është: “Si të planifikohet për një trajtim të integruar, të qëndrueshëm të
trashëgimisë kulturore, promovim të saj”, përderisa pyetjet e tjera janë: a)A është
identifikuar e gjithë trashëgimia kulturore në komunën e Hanit të Elezit; b)A është
trashëgimia kulturore në Han të Elezit e mbrojtur dhe se sa janë në listën zyrtare
për mbrojtje të tyre nga shteti; c)Cilat janë rekomandimet për të ardhmen, si do të
mund ato të shfrytëzoheshin dhe se cilat do të ishin përparësitë në kuptim të
zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm?
Metodologjia
Metodologjia e përdorur është metoda analizuese e përshkruese të të dhënave,
parësore dhe dytësore që kanë të bëjnë me Hanin e Elezit, trashëgimisë kulturoe,
arkitekturore dhe arkeologjike. Vlerësimi i TK të Hanit të Elezit në dokumentet e
planifikimit sipas parimeve nga Karta e ICOMOS-it për Interpretim dhe Prezentim
të Trashëgimsë Kulturore, është mënyra e analizës që i bëhet sipas këtij studimi.
Sipas kornizës së hulumtimit janë bërë analizat e bëra të trashëgimisë kulturore të
Hanit të Elezit (Shih fig.1.)
Ndarja në tre hapa kryesorë do të ishte:
Faza I) Identifikimi i TK (sipas llojit dhe definimit të vlerës së tyre; Analizimi i listës
së përgjithshme të TK në komunë dhe krahasuar me listën e monumenteve të
mbrojtura nga shteti në komuna, sikurse dhe arësyetimi për monumentet tjera në
komunë të cilat do të duhej të mbroheshin;
Faza II) Analizimi dhe vlerësimi i planeve zhvillimore komunale, në kuptim të
përfshirjes së çështjes së TK, sipas shtatë parimeve të Kartës së ICOMOS për
interpretimin dhe prezentimin e vendeve të trashëgimisë kulturore: Parimi1 – Qasja
dhe Kuptimi; Parimi 2 – Burimet e informatave; Parimi 3 – Vëmendja lidhur me

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT