Praktika gjyqësore në Shqipëri në kuadër të marrëveshjeve të kartelit dhe vendimi nr. 359, datë 27.1.2011 i Autoritetit të Konkurrencës

AuthorEndri Papajorgji
PositionDekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Pages135-140
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
135
Praktika gjyqësore në Shqipëri në kuadër të marrëveshjeve të kartelit dhe
vendimi nr. 359, datë 27.1.2011 i Autoritetit të Konkurrencës
Prof. assoc. Dr. PhD (Uni Graz) Mag. Iur (Uni Graz) Endri PAPAJORGJI
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Abstrakt
Në kuadër të së drejtës së Kartelit të BE-së nuk është e ndaluar ekzistenca e një pozite dominuese të
tregut, por GJED përcakton se një sipërmarrje që ka një pozitë dominuese në treg mban përgjegjësinë
nëse nëpërmjet sjelljes së saj nuk e zvogëlon konkurrencën. Shqipëria ka harmonizuar parimet
bazë dhe praktikën e saj me atë të acquis communautaire (më saktë Traktatin e Lisbonës (TFEU) si
e drejtë primare dhe Rregullorjat, Direktivat e Rekomandimet e Këshillit dhe Komisionit si e drejtë
sekondare). Marrëveshja denohet në nenin 3 pika 4 të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës” si
një marrëveshje (shprehje e lirë e vullnetit të palëve, në të cilin përputhet vullneti i brendshëm me
atë të jashtëm) e çdo forme e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve,1 si dhe praktikat e bashkërenduara
ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel (Marrveshje horizontale) ose në nivele
të ndryshme (marrveshje vertikale) të tregut. Praktika e konkurrencës në Shqipëri është e bazuar
në 3 shtylla kryesore, që janë:2 Marrëveshjet e ndaluara (kartelet); Abuzimin me pozitën dominuese;
Bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve. Qëllimi kryesor i këtij artikulli është analiza e kartelit
në kuader të jurisprudencës shqiptare.
Fjale kyçe: Konkurrencë, kartel, ligj, Neni 102 TFEU, GJED.
Hyrje
Me përhapjen dhe zgjerimin e shoqërive tregtare në një treg të caktuar është vështirësuar
dhe studimi i sjelljeve të caktuara në treg që dëmtojnë konkurrencën ndjeshëm, pasi
në shumicën e rasteve këto kompani kanë mbështetjen dhe zbatimin e politikës në
to. Pavarësisht këtyre, në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës, Autoriteti
i Konkurrencës, vlerëson fuqinë në treg të operatorëve si dhe penalizon operatorët që
kanë abuzuar me këtë fuqi tregu në formën e vendosjes në mënyrë të drejtëpërdrejtë të
çmimeve apo kushteve të padrejta, kuzimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimin teknik;
zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta apo vendosja e kushteve
apo detyrimeve shtesë për lidhjen e kontratave me palët e tjera.
1Pr prkuzimin e ndrmarrjes shiko m gjer nenin 3 pika 1 t ligjit „Pr konkurrencn, i cili
e prkuzon at si nj person zik ose juridik, privat a publik, q kryen veprimtari ekonomike. Si
ndrmarrje konsiderohen edhe organet e administrats qndrore dhe vendore, si dhe entet ose
institucionet publike, kur kryejn veprimtari ekonomike. Ky denicion pra prfshin dy elemente
baz, q jan:
- Ndrmarrjen si nj person zik ose juridik privat ose si ent shtetror me qllime timprurse;
- Ushtrimi i nj veprimtarie ekonomike timprurse.
2Siç shihet, edhe Shqipria ka njehsuar praktikn e saj t konkurrencs me praktikn e BE-s
dhe prkatsisht me nenet 101, 102, 107 TFEU. Pr m shum shiko Pjesn i mbi t drejtn e
konkurrencs s BE-s.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT