Pritshmëritë e Ballkanit Perëndimor ndaj zgjerimit në Bashkimin Europian (BE) pas Traktatit të Lisbonës (2009)

AuthorLeudita Ademi
PositionKolegji Universitar'Luarasi', Tiranë, Shqipëri
Pages136-143
136
Vol. 6 No.1
May, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Pritshmëritë e Ballkanit Perëndimor ndaj zgjerimit në Bashkimin Europian
(BE) pas Traktatit të Lisbonës (2009)
Leudita Ademi
Kolegji Universitar“Luarasi”
Tiranë, Shqipëri
Abstrakt
Në mbledhjen e Tetorit 2019 të Këshillit Europian, ku u kon rmua qëndrimi pozitiv ndaj
hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, 3 shtete,
konkretisht Danimarka, Franca dhe Hollanda, e kundërshtuan këtë qëndrim. Më tëj, Franca
propozoi një document për reformimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pas
kësaj, në Shkurt të 2020, Komisioni Europian parashtroi dokumentin “Përmirësimi i procesit
të anëtarësimit - Një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, që synonte
forcimin e procesit dhe rritjen e besueshmërisë së t .
Ky artikull përpiqet të ndërtojë një kronologji të ngjarjeve, nga traktati i Lisbonës e në v im, sa
i takon rrugëtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për në integrimin Europian dhe gjendjes
aktuale të tyre, qëndrimin e institucioneve kryesore të BE lidhur me zgjerimin e vendeve të
Ballkanit Perendimor dhe politikat e reja për Ballkanin Perendimor mbi zgjerimin në BE.
Kjo, me qëllim qartësimin e pozitave dhe për pasojë pritshmërive të vendeve të Ballkanit
Perëndimor, që apirojnë integrimin, në perspektivën europiane.
Fjale kyçe: Ballkani Perëndimor, institucionet e BE, integrimi Europian, traktati i Lisbonës.
Hyrje
Traktati i Lisbonës erdhi si domosdoshmëri për një rregullim juridik më të konsoliduar
se dy traktatet e mëparshme, Traktati i Romës dhe Traktati mbi Bashkimin Europian
apo njohur ndryshe si Traktati i Mastrihtit. Ky ‘projekt kushtetues’, që më parë
konsistonte në politika mbi komunitetin Europian, sigurinë dhe çeshtjet kriminale, e
njohu BE-në si një entitet të mirë lltë ligjor.
Krahas punimeve normale të Unionit, pranimi i anëtarëve të rinj, mbetet ende ndër
funksionet kryesore. Nga periudha e hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës (Dhjetor
2009) dhe deri më tani, zgjerimi, ka prekur vetëm një vend, që pas pranimit të
dhjetëshes së fundit në 2004, duke e cuar numrin aktual të anëtarësimeve në 27.
Perspektiva e zgjerimit te BE shtrihet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Duke
qenë se bisedimet për këtë të fundit janë pushuar, ky punim do të fokusohet vetëm
në Ballkanin Perëndimor.
Për të kuptuar zgjerimin në këto vende, duhet parashtruar rrugëtimi i secilit vend
në rend kronologjik dhe njëkohësisht mënyra e funksionimit të institucioneve
të Unionit. Mëtej të shtjellohen politikat, për një interpretim sa më të bazuar të të
ardhmes. Artikulli do të përqëndrohet në këtë dhe pak në adresimin e disa pikave që
mund të jenë bërë pengesë për zgjerimin.
Kriza nanciare dhe ajo e emigrimit, e zhvendosën vëmendjen e institucioneve të BE-
së nga anëtarësimet e reja në përmbushjen e nevojave për t’ju pergjigjur krizave, për
ti manaxhuar ato. Kjo zhvendosje evidentoi disa problematika si kr imi i grupimeve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT