Provokimi si një veprim që simulon një krim dhe vlerat e provave të përfituara në raste të tilla

AuthorNaim Mëçalla
PositionKolegji Universitar 'Wisdom'
Pages141-146
141
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.2
September, 2020
Provokimi si një veprim që simulon një krim dhe vlerat e provave të
për tuara në raste të tilla
Prof.Asoc.Dr. Naim Mëçalla
Kolegji Universitar “Wisdom”
Abstrakt
Parashikimi i veprimeve simuluese në legjislacionin tonë solli rritjen e efektivitetit të lu ës
kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht u shoqërua dhe me efekte negative, pasi në
praktikë ka pasur raste që blerësi i simuluar të ketë tejkaluar kërkesat e parashikuara nga ligji.
Institucionet shtetrore janë garant i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe nuk u
lejohet të provokojnë krime që objektivisht nuk do të ishin kryer pa ndërhyrjen e tyre. Detyrë
e tyre është goditja dhe parandalimi i krimit dhe jo kr imi i situatës dhe lehtësimi i kushteve
për të kryer krim.
Kodi i Procëdurës Penale i ka lënë hapësirë të lirë individit për të investiguar një fakt kriminal
të kryer nga ana e një individi tjetër, qo ë edhe duke e provokuar këtë të fundit të kryejë një
krim. Pikërisht punimi fokusohet në trajtimin e konceptit juridik të veprimeve provokuese.
Ato konsiderohet aktiviteti i cili ushtrohet nga ana e agjentit të policisë me qëllim zbulimin
e autorëve të mundshëm të një krimi, por duke i nxitur dhe shtyrë ata të kryejnë veprime
kriminale, të cilat nuk do t’i kishin kryer në qo ëse nuk do të kishte qenë vendosmëria dhe
nxitja e agjentit për t’i kryer ato. Në punim i jepet përgjigje çështjeve të tilla nëse prova e
siguruar nëpërmjet provokimit të veprimeve simuluese a ka vlerë ligjore dhe nëse o ceri apo
agjenti i policisë ka përgjegjësi penale në raste të tilla? Një çështje e rëndësishme që analizohet
në këtë punim është fakti kur provokimi kryhet nga shtetas dhe si do veprohet në këtë rast,
pra “a mund të përdoret prova që buron nga simulimi i një vepre penale nga ana e shtetasve,
edhe kur rasti është provokuar prej t ?
Fjalët kyçe: Veprimet simuluese, provokimi, veprimet provokuese, veprimet që simulojnë një
krim, etj..
1. Kuptimi juridik i veprimeve që simulojnë një krim
Kjo metodë speciale hetimore u parashikua në Kodin e Procedurës Penale me shtesat
e Ligjit 9187, datë 12.02.2004,”Për disa shtesa dhe ndryshime në kodin e procedurës penale”,
me termin e përgjithshëm “Veprimet simuluese. Në Neni 294/a të Kodit të Procedurës
Penale parashikohet se : “1. O ceri i policisë gjyqësore ose një person i autorizuar, mund
të ngarkohet për të kryer blerje ose shitje të simuluar të sendeve që janë të ndaluara për t’u
prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar, apo sende që rrjedhin nga një krim, ose simulimin e
një akti korruptiv ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar dhe mbledhur prova
për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose
detyrën e tyre si punonjës policie”.1
Dispozita lejon tre mundësi, në funksion të grumbullimit të provave të nevojshme
për zbulimin e një krimi dhe që vertetojnë fajësinë e personave të implikuar në krim:
1 Neni 294/a I Kodit të Procedurës Penale. Veprimet simuluese (Shtuar me ligjin nr.9187, datë
12.2.2004; ndryshuar pika 1 dhe shtuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT