Punësimi - kushtet e punës si një mundësi përqasjeje e zhvillimi
Author | Alban Dokushi |
Position | Universiteti i Tiranës |
Pages | 144-150 |
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
144
Punësimi - kushtet e punës si një mundësi përqasjeje e zhvillimi
LL.M Alban Dokushi
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Lindja e ekonomisë së tregut në vendin tonë, në fillim vitet 90, krijoi një hendek edhe për
sa i përket politikave të punësimit, ku e gjeti me një numër papunësie jo fortë të
konsiderueshëm, por një fuqi të “lodhur” punëtore, të pa kualifikuar me kushtet e një
ekonomie tregu dhe mbi të gjitha me një mungesë dëshire për të punuar në Shqipëri.
Përgjatë kësaj periudhe disa vjeçare tranzicioni e kanë ekspozuar Shqipërinë ndaj
vështirësish të mëdha në përshtatjen me realitetin e ekonomisë së lirë të tregut. Në fillim
të viteve të para, të lindjes se ekonomisë së tregut, vendi ynë fillimisht i përball me
largimet masive të të rinjve që do përbënin lokomotivën kryesore furnizuese e tregut të
punës, por edhe me largimet masive të krahut aktiv të punës në atë periudhë. Kjo periudhë
tranzincioni ka krijuar në vendin tonë kriza të një pas njëshme, si për sa i përket
papunësisë ashtu edhe mungesës së një fuqie punëtore të kualifikuar, pasoja të cilat
mund ta themi që i vuajmë edhe sot. Me kalimin e viteve, mungesa e fuqisë punëtore të
kualifikuar ka nisur të reduktohet ndjeshëm, duke krijuar në një farë mënyre, një kapërcim
të kësaj krize të krijuar gjatë viteve 90, por reduktimi i këtij elementi të rëndësishëm të
fuqisë punëtore, nuk dha dhe nuk po jep ende atë krizë që ka të bëj me reduktimin e
papunësisë, dhe me krizën ekonomike, jo vetëm në vendin tonë tashmë, por edhe në
shumë vende të tjera perëndimore. Kushtet jo të mira të punës, marrëdhëniet jo fortë të
konsoliduara punëdhënës-punëmarrës, mungesa e sindikatave të punëtorëve, paga, si
edhe shumë elementë të tjerë, kanë bërë që vendi ynë të përballet herë pas herë në mënyrë
të ashpër me për sa i përket punësimit dhe politika të tij. Për këtë, vendi ynë duhet të
krijoj një përqasja sa më të mirë me politikat e punësimit të vendeve perëndimore, me një
fuqi punëtore të konsoliduar, ku krahun e punës e kërkojnë edhe përtej kufijve të tyre.
Fjale kyçe: Punësimi, Kushtet e Punës, Ligj, Zhvillim.
Hyrje
Mungesa e kushteve të mira në vendin e punës është faktori kryesor nxitës që
punonjësit të largohen nga vendi i punës. Largimi nga puna, si dukuri, është e
theksuar kryesisht në ato vende ku niveli i papunësisë është i lartë, meqenëse
punëdhënësit në këto vende janë më pak të vëmendshëm për sigurimin e kushteve
të punës, për shkak të ofertës së madhe të fuqisë punëtore në tregun e punës.
Në anën tjetër, zbatimi i pjesshëm i dispozitave të Kodit të Punës, niveli i ulët i
pagave dhe mungesa e sindikatave në sektorin privat, janë faktorë që krijojnë
hapësirë për shkeljen e të drejtave të punonjësve, e që çojnë në rritjen e nivelit të
largimit nga puna. Veçanërisht, inspektimi jo i vazhdueshëm i ndërmarrjeve nga
inspektorati i punës dhe mungesa e sindikatave në sektorin privat, kanë përkeqësuar
edhe më shumë kushtet e punës, ku edhe në shpesh raste punonjësit detyrohen të
punojnë edhe jashtë orarit të punës për një pagë minimale.
To continue reading
Request your trial