Reforma e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Kusht për antarësimin apo garanci për funksionimin e shtetit të së drejtës

AuthorMajlinda Tafaj
PositionPedagoge në Fakultetitin e Shkencave Sociale të UT
Pages95-104
95
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Reforma e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Kusht për antarësimin apo
garanci për funksionimin e shtetit të së drejtës
Dr (proces) Majlinda Tafaj
Pedagoge në Fakultetitin e Shkencave Sociale të UT
Abstrakt
Reforma në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri tashmë është kthyer në kryefjalën e ditës.
Kjo reformë që ka filluar dhe është në fazat e para të zbatimit të saj, konsiderohet nga
Komisioni Europian si prioriteti kyç dhe kushti i rrallës për integrimin e Shqipërisë në
BE. Bashkimi Europian pret konkretisht që Shqipëria të ndërmarrë hapa reformues nga
elita politike shqiptare me qëllim garantimin e pavarësisë, efiçencës dhe përgjegjësinë e
institucioneve të drejtësisë shqiptare në kuadrin e funksionimit të ligjit dhe shtetit të së
drejtës. Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së e kanë artikuluar qartë kërkesën e tyre: Pa
reformën në drejtësi, procesi i anëtarësimit do të bllokohet përfundimisht. Nuk ka asnjë
mundësi që ndonjë shtet anëtar i BE-së, sado dashamirës ndaj aspiratave evropiane të
Shqipërisë, të mbështesë progresin drejt anëtarësimit pa një drejtësi të reformuar tashmë
të etiketuar si e korruptuar dhe jofunksionale. Më qartë dhe prerë nuk mund të na i
thonë. Duhet reformuar sistemi i drejtësisë që të garantohet zbatimi i ligjit në mënyrë të
barabartë për të gjithë. Pyetja shtrohet si është drejtësia jonë? Sa probleme eventuale ka
ajo?! Vërtet kushtëzon integrimin ky proces që duket se është në rrugën e duhur për të
arritur gjithnjë dhe më afër realizimit të tij me hapat që qeveria dhe shteti shqiptar kanë
ndërmarrë? Ndyshimet kushtetuese që priten të ndodhin me këtë reformë cilat janë dhe
si do priten nga subjektet që do preken? A është e domosdoshme kjo reformë që të bëhet
me një revolucion “paqësor” gjithpërfshirës që të bëjë më në fund të funksionojë ligji dhe
shteti i së drejtës në Shqipëri, aq shumë i dëshiruar?
Fjale kyçe: Reforma në drejtësi, ndyshimet kushtetuese, integrimi, korrupsioni,shteti i
së drejtës.
Hyrje
Me marrjen e satusit të vendit kandidat në qershorin e vitit të kaluar, Shqipëria
është një hap më pranë BE-së, por kjo kërkon angazhimin e vendit në ndërmarrjen
e reformave të gjithëanshme dhe forcimin e funksionimit të institucioneve
demokratike në respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut. ku pikërisht në Progres
Raportin e Komisionit Europian(2013-2014) për Shqipërinë ishin të specifikuara dhe
të evidentuara 5 prioritetet e rrallës që duhet të plotësoheshin. Përveç katër pikave
që u evidentuan1 me të tjerash Reforma në Sistemin e Drejtësisë ishte edhe prioriteti kyç
për hapjen e negociatave të antarësimit me Bashkimin Europian dhe europianët e
1Në progress-raportin për vendin tonë tonë që dha statusin e vendit kandidat, Komisioni evidentoi dhe vuri
theksin tek pikat që nuk ishin plotësuar akoma nga 12 pikat e vendosura fillimisht. Është e vërtet që brenda
një kohe të shkurtër është punuar shumë por përsëri udhërrëfyesi me 5 pikat kyce u shpjegua në mënyrë
të detajuar nga qeveria shqiptare në ndërmarrjen e reformave të duhura me qëllim përmirësimin e situatës
në vend. Prioritetet ishin 5 për veç reformës në drejtësi parashikoheshin edhe 4 të tjera si më poshtë:
1)Reforma në Administratën Publike, një reformë e mbetur përgjysmë, jo e plotë.2) Lufta kundër korrupsionit
sidomos në qeverisjen vendore. 3)Lufta kundër krimit të organizuar më shumë bashkpunim ndër-institucional.
4)Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, strategji efektive anti-diskriminimit. Marrë në (www.euro-
centre.eu).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT