Religionet në mes paqës, dhunës dhe tolerancës në Itali

AuthorReshat Ibishi
PositionUniversiteti i Evopës Juglindore, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë
Pages317-322
317
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Religionet në mes paqës, dhunës dhe tolerancës në Itali
PhD (C.) Reshat Ibishi
Universiteti i Evopës Juglindore
Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë
Abstrakt
Të gjitha religjionet në esencën e vet përmbajnë mesazhin e paqës, ndërsa të gjitha librat
e shenjtë përcjellin porosi dhe urdhra për tolerancë, paqe, dashuri, mirëqenie e harmoni.
Sot, pjesa dërrmuese e njerëzimit besojnë në një nga religjionet ekzistuese. Nga parimet
bazë të feve dhuna dhe terrori është i papranueshëm dhe kjo ka rëndësi të thuhet sa më
shpesh që është e mundshme kurdo që jepet rasti. Klerikët katolikë, muslimanë ata dhe të
komuniteteve tjera fetare në Itali vazhdimisht dënojnë veprat e shëmtuara, dhunën,
vrasjen, terrorrin dhe në këtë mes edhe provokimet që u paraprijnë këtyre akteve.
Konsideroj se teologët e feve të ndryshme, sa më afër të jenë ndaj njëri-tjetrit dhe sa më
ngushtë që të bashkëpunojnë në një asociacion të gjërë, aq më tepër do të lidhen edhe
besimtarët në mes vete. Kur të gjithë bashkërisht të predikojnë e të thërrasin në
mirëkuptim, respekt, dashuri, harmoni, bashkëjetesë e paqe, atëherë eho-ja e apelit do të
kumbojë më fuqishëm në zemrat e besimtarëve. Kësisoj dhuna do të zbriste në shkallën
zero. Kjo është feja, ky është religjioni: jo dhunës, jo luftës, afër tolerancës - po paqes, po
harmonisë, po mirëqenies. Krerët fetarë duhet të angazhohen kundër çdo ekstremizmi e
fanatizmi të secilit lloj dhe duhet të përpiqen për zhvillimin e dialogut ndërfetar.
Fjalët kyçe: toleranca, terrorizmi, Islami, Krishterizimi, religjioni.
Hyrje
Feja është natyrshmëri e lindur bashkë me njeriun si krijesë më e përsosur mbi
sipërfaqen e tokës, është pjesë identiteti, culture, përkatësie. Manifestimi i religionit
të çdo njëriu lidhet me dëshirën e tij që të bëjë Krijuesin të kënaqur.
Islami si fe është besim, etikë, sistem jete. Ai paraqet rrugë të qartë, me norma dhe
urdhëresa “që kanë të bëjnë me çështje jetësore të individit, familjes dhe shoqërisë,
në përgjithësi në kuptimin e ngushtë dhe të gjërë të fjalës” (Amare, 2014:5). Ky
religjion kaloi nëpër epoka e qytetërime të ndryshme. Përgjatë harkut kohor dhe
hapësinor, shtrirja e tij pati ndikim në të gjitha segmentet e jetës njerëzore. Ai ushtroi
ndikim edhe te shumë ideologji, ndërsa ithtarët e tij po ashtu nuk mbetën pa qenë
të ndikuar nga po ato ideologji të përhapura anekënd botës. Te pjesëtarët e përkatësisë
islame ky refleksion u degëzua në dy kahe, që lidhen me interpretim: ekstrem dhe të
matur. Kurani kuptohet si libër i shpallur nga Zoti për njerëzit në përgjithësi dhe si
një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë
sjellje e moral të mirë e të përkryer. Ky moral është i mbështetur në koncepte si
dashuria, harmonia, bashkëjetesa, paqja, toleranca dhe mëshira. Religioni i është
shpallur njerëzimit me qëllim të jetësimit të kohezionit shoqëror, bashkëpunimit
reciprok, paqes, harmonisë dhe mirëqenies, nëpërmjet të cilave pasqyrohet modeli i

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT