Rëndësia e informimit nëpërmjet prospektit në promovimin e mbrojtjes së investitorëve

AuthorXhensila Kadi
PositionFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Pages329-336
329
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Rëndësia e informimit nëpërmjet prospektit në promovimin e mbrojtjes së
investitorëve
Dr. Xhensila KADI
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Ashtu si në çdo treg, edhe nw tregjet e titujve, investitorët kanë nevojë të kenë në
dispozicion informacion të plotë dhe të saktë në mënyrë që të mos gabojnë në vendimin
e tyre për të investuar . Informacioni duhet të jetë i mjaftueshëm për ti mundësuar
investitorit nga njëra anë, të bëjë një vlerësim të riskut dhe në anën tjetër, të marrë një
vendim investimi në njohuri të plotë të fakteve.
Në këtë kuadër, merr rëndësi shumë të madhe informimi fillestar në bazë të të cilit
investitori mund të vendosë nëse do të investojë dhe nëse po, me çfarë çmimi.
Ajo çka nevojitet, është një përshkrim me shkrim i afateve të titullit, të biznesit dhe
prospekti i personit që e emeton atë dhe mbi të cilin varet performanca e suksesit dhe e
risqeve të përfshira në vendimin për blerjen e titullit. Për rrjedhojë, mund të themi se në
rastin kur një emetues ofron tituj në treg, kërkohet një dokument informativ, prospekti.
Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e idesë se informimi i plotë dhe i saktë në
lidhje me titujt dhe emetuesit e tyre promovon, së bashku me rregullat e sjelljes në
biznes, mbrojtjen e investitorëve. Besimi i investitorit, i cili varet nga dhënia e
informacionit, përbën një element shumë të rëndësishëm për një treg të suksesshëm.
Fjalë kyçe: treg i titujve, mbrojtja e investitorëve, investim, informim, prospekt.
Hyrje
Emetimi i titujve rregullohet nga Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe ligji
“Për Titujt”. Neni 5 i Ligjit Nr. 9879, datë 21.02.2008, “Për Titujt” (në vijim Ligji “Për
Titujt”) përcakton se titujt emetohen, në lek ose në monedhë të huaj, nga Këshilli i
Ministrave, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, njësitë e qeverisjes
vendore, shoqëritë tregtare, si dhe nga persona të tjerë juridikë. Sipas asaj që përcakton
ligji, vetëm shoqëritë aksionare mund të emetojnë tituj, aksione dhe obligacione.
Emetimi i titujve mund të realizohet nëpërmjet një oferte publike ose private. Zgjedhja
e njërës apo e tjetrës varet nga disa faktorë, ndër të cilët kryesorë janë gjendja
financiare e shoqërisë dhe nevojat që ka shoqëria dhe aksionarët për financim. Për
shumicën e operatorëve, realizimi i një oferte do të përfshijë një subjekt, i cili ka ose
mund të marrë zotërimin e titujve, dhe fton dikë tjetër ti blejë këto tituj.
Oferta e titujve për publikun duhet të përmbajë informacion të mjaftueshëm mbi
kushtet e saj në mënyrë që të ndihmojë investitorin të vendosë për të investuar. Së
pari, duhet të ketë një ofertë rreth së cilës të jepet informacioni.
Emetuesi përgatit një prospekt për emetimin e titujve, përmes një oferte private, kur
ftesa për të nënshkruar u drejtohet vetëm investitorëve institucionalë, me kusht që
një ose më shumë investitorë institucionalë të nënshkruajnë dhe të paguajnë të
gjithë titujt e emetimit, me synimin që, brenda një periudhe më të shkurtër se një

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT