Retributivizmi Kantian versus parimet dhe institutet e së drejtes penale

AuthorAlbion Kolndreu
Pages52-59
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
52
Retributivizmi Kantian versus parimet dhe institutet e së drejtes penale
Albion Kolndreu
Abstrakt
Në ditet e sotme, është e nevojshme, sidomos në realitetin shqipëtarë, një filtrim i
parimeve dhe instituteve kryesore të së drejtes penale, përmes refleksioneve filozofike
nën optiken e qasjeve të ndryshme të filozofisë të së drejtes. E theksova që kjo nevojë
është posaçërisht në realitetin tonë për vet faktin se një sërë reformash legjislative
kanë ndodhur pa një reflektim filozofik të mirëfilltë dhe thjesht e vetëm duke
implementuar dispozitat normative të legjislacioneve të huaja në legjislacionin tonë
të brendshëm pa një qendrim kritik ndaj tyre.
Gjatë këtij punimi, do të evidentohet fakti se unë jam fokusuar në optiken e
retributivizmit Kantian, për të parë pak më thellë parimet dhe institutet e të drejtes
penale. Kam zgjedhur të drejten penale sepse është një nga instrumentat e rëndësishem
në shtetformimin e Shtetit të së Drejtës dhe gjithashtu kam përzgjedhur qasjen
kantiane për faktin se është një nga ato qasjet etike që i jep një rol të rëndësishëm
dinjitetit njerëzorë dhe autonomisë së njeriut e si pasojë, rritë mundësitë që qenia
njerzore të mos perdoret thjesht e vetem si një mjet, qoftë edhe kur ajo duhet të
ndeshkohet për një vepër shoqërisht të rrezikshme që ka kryer, por që duhet të
trajtohet gjithmonë edhe si qellim.
Vlen të përmendet fakti se në ditet e sotme, një nga kriteret e rëndësishme që përdoren
për të gjykuar dhe vlerësuar një shtet në raport me qytetarët e vet, është pikërisht
trajtimi dhe shpagimi që i bën ai përmes Kodit Penal, veprimeve të qytetarëve të vet,
të konsideruara këto të fundit si veprime të dëmshme për shoqërinë. Ndaj, unë kam
përzgjedhur retributivizmin Kantian1, si një nga qasjet më të rëndësishme të filozofisë
të së drejtes për të analizuar dhe reflektuar parimet e së drejtes penale shqipëtare.
Kjo që theksuam sa më sipër vlen akoma dhe më shomë në rastin tonë konkret,
sepse retributivizmi dhe politikat ndeshkimore të një shteti kanë një potencial të
madh për të keqtrajtuar qenien njerzore dhe për t’a përdorur si një mjet për të
friksuar të tjerë dhe për t’iu sjellë përfitime dikujt tjetër apo të gjithë shoqërisë, në
qoftë se nuk tregohet kujdes në implementimin e tyre dhe me frymen me anë të së
ciles ato aplikohen.
1. Parimet e së drejtës penale
Parimet e së drejtës penale sipas rëndësisë që ato kanë në themelimin e legjislacionit
penal, i ndajmë në parime të përgjithshme dhe të veçanta, ose ndryshe mund t’i
identifikojmë si parime kryesore dhe aksesore. Parimet kryesore janë bazat mbi të
cilat është ngritur legjislacioni penal shqipëtarë e ndër to futen: parimi i ligjshmërisë,
sipas të cilit askush nuk mund të denohet për një vepër që nuk parashikohet në ligj;
1 Politika shpaguese dhe ndëshkuese e veprimeve të denueshme, në bazë të respektimit të dinjitetit
njerëzorë. Shiko “Elementet e Filozofisë Morale”, Botimet “ Dita 2000”, Tiranë, 2009, faqe 192-193 dhe
196-197.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT