Roli i Bashkimit Evropian si aktor ndërkombëtar në fushën e mjedisit
Author | Stela Meçaj |
Position | Universiteti 'Ismail Qemali' Vlorë |
Pages | 293-296 |
293
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Roli i Bashkimit Evropian si aktor ndërkombëtar në fushën e mjedisit
Stela Meçaj
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Abstrakt
Bashkimi Evropian është një entitet sui generis, i cili jo vetëm që mund të zhvillojë dhe
miratojë legjislacion drejtpërdrejt të zbatueshëm dhe detyrues për Shtetet Anëtare të tij,
por gjithashtu mund të negociojë në emër të Shteteve Anëtare me palët e treta.
Kompetencat e tij, si aktor në arenën ndërkombëtare kanë qënë veçanërisht të dukshme
në fushën e politikës së mjedisit duke evidentuar faktin, që Bashkimi Evropian ka qënë
nënshkrues i më shumë se 40 traktateve ndërkombëtare mjedisore dhe ka miratuar
rregullore dhe vendime të shumta për miratimin e kushteve të këtyre traktateve. Edhe
pse mbrojtja e mjedisit është një fushë relativisht e re në politikën globale, Bashkimi
Evropian nuk e ka patur të lehtë të pranohet nga sistemi global. Arsyet ishin të ndryshme
si: kompleksiteti ligjor i “marrëveshjeve të përziera”, barrierat strukturore brenda
sistemit, evolucioni i pushtetit nga Shtetet Anëtare, që veprojnë në mënyrë të njëanshme,
paqartësia e palëve të treta në lidhje me autoritetin përgjegjës për zbatimin e
marrëveshjeve ndërkombëtare etj. Politikat mjedisore globale nxjerrin në pah pengesat,
që sistemi ndërkombëtar paraqet për Bashkimin Evropian, si aktor i jashtëm.
Fjalët kyçe: Politika mjedisore, marrëveshje ndërkombëtare në fushën e mjedisit,
Komisioni Evropian, Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, kompetenca të përziera.
Hyrje
Bashkimi Evropian duhet të luajë një rol udhëheqës në promovimin e veprimit
ndërkombëtar mbi mjedisin. Ky është një detyrim i traktatit sipas nenit 174 (1)1 dhe
nenit 174 (4)2. Roli i Bashkimit Evropian në negociatat ndërkombëtare në rastin e
politikës mjedisore vazhdon të jetë ad hoc. Negociatat në fushën e mjedisit janë të
paqarta, sepse i paqartë është fillimi dhe mbarimi i përgjegjësive midis Shteteve
Anëtare dhe BE-së. Deri para pak kohësh, ku BE-ja është bërë palë në një marrëveshje
ndërkombëtare të mjedisit nuk ka qënë zakonisht pjesëmarrësi kryesor në negociata,
por ka firmosur vetëm pasi Shtetet Anëtare kanë arritur një qëndrim të përbashkët
dhe kanë nënshkruar të gjitha në të drejtën e tyre. Në politikën mjedisore,
kompetencat e BE-së janë të një natyre “konkurrente” dhe janë karakterizuar nga
delegime të pjesshme të pushtetit. (Hession, M. and Macrory, R., 1994) Prandaj,
marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore janë të njohura, si “marrëveshje të përziera”.
(O’Keeffe, D. and Schermers, H. G., (eds) 1983) Statusi ligjor i politikave mjedisore,
si një politikë e Komunitetit Evropian ishte i pazakontë deri në Aktin Unik Evropian
(AUE), ku u miratuan direktivat mjedisore dhe u nënshkruan marrëveshje
shumëpalëshe mjedisore.
Roli ndërkombëtar i KE-së është më i qartë në zonat, që kanë të bëjnë me tregtinë
dhe marrëdhëniet tregtare, sanksionuar në nenet 110-116 të Traktatit të Romës3
1BE duhet të promovojë “masa në nivel ndërkombëtar për t’u marrë me problemet mjedisore rajonale ose
botërore”.
2Në kuadër të sferës së tij të kompetencës, ai duhet të “bashkëpunojë me vendet e treta dhe me organizatat
ndërkombëtare kompetente... [dhe i tillë] bashkëpunimi mund të jetë objekt i marrëveshjeve ndërmjet
Komunitetit dhe palëve të treta të interesuara, të cilat do të negociohen dhe përfundohen në pajtim me
nenin 228 [tani neni 300].
3Tani nenet 131-135.
To continue reading
Request your trial