Roli i mbrojtësit në marrjen e provave sipas K. Pr. Penale

AuthorAsllan Dogjani
PositionDeputet ne Kuvendin e Shqiperise
Pages265-273
265
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Roli i mbrojtësit në marrjen e provave sipas K. Pr. Penale
Av. Asllan Dogjani
Deputet ne Kuvendin e Shqiperise
Abstrakt
Në Shqipëri mbrojtesi ligjor (avokatia) ka ndjekur rrugën e përgjithshme të zhvillimeve politiko-
shoqërore me ndryshimet dhe veçoritë përkatëse të çdo periudhe. Me shpalljen e pavaresise
dhe kr̀ imin e qeverise se pare shqiptare, gjate luW es se pare botrore, pas saj, ne luW en e
dyte boterore dhe pas saj avokatia ka patur uljet e ngritjet e saj. Ne vitin 1967 u ndalua me
ligj avokatia dhe u zevendesua me diktauren e proletariatit. Si rezultat i zhvillimeve politiko-
juridike të pas viteve ’90, kuadri kushtetues dhe legjislacioni pësuan ndryshime rrënjësore
konceptuale dhe proçeduriale. Në themel të dispozitave kushtetuese u vendos individi dhe
të drejtat themelore të njeriut. Ne vitin 1990 parlamenti i ri postkomonist miratoi ligjin per
avokatine, ligj i cili eshte pasuar me ndryshime dhe ka ardhur duke u permisuar pozita e
mbrojtesit ligjor ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Miratimi i Kushtetutës
në vitin 1998, rikon rmoi të drejtat themelore të njeriut dhe ndër të tjera sanksionoi parimet
kryesore dhe elementet bazë të proçesit të rregullt penal si dhe të drejtat e palëve në këtë
proçes. Kjo ndodhi për shkak të karakterit delikat që mbart në vetvete gjykimi penal për arsye
se në të vendoset përfundimisht mbi ku zimin ose jo të lirisë individuale. Në Kushtetutën e
Shqipërisë, e drejta për një proçes të rregullt ligjor përmendet në mënyrë speci ke në dy nene.
Neni 42 e rendit atë krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut me këtë formulim:
Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe ligj nuk mund të cënohen pa një proçes
të rregullt ligjor
Kushdo për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të t̀ kushtetuese dhe ligjore,
ose në rastin e akuzave të ngritura kundër t̀ , ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik,
brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Keto ndryshime u re ektuan ne parimet ne baze te te cilave zhvillohet e drejta por edhe vete
sistemin. Nje parim i rendesishem i se drejtes proceduriale penale është ai i mbrojtjes ligjore.
E drejta për tu mbrojtur ne nje gjykim penal është një e drejtë thelbësore e të pandehurit e cila
realizohet ne menyra të ndryshme ne varësi të sistemit procedurial penale te zgjedhur. Ne këtë
punim do të fokusohem më së shumti tek realizimi i së drejtës për tu mbrojtur në raport me
sistemin procedurial penal të zgjedhur.
Fjale kyçe: Mbrojtesi, ekspert, akt ekspertimi, akuza, i pandehuri, gjykata, gjykim, proces i
rregullt ligjor, e drejte, publik etj.
Hyrje
Sistemi I procedimit penal dhe parimet
Sistemi Akuzator
Sistemi akuzator ose ai I cammon law ka lindur në shekullin XI dhe përfaqsohet nga
e drejta angleze. Ky sistem ka si karakteristika kryesorë:
Një ndarjë të rrëptë të gjyqtarit me akuzën
Formimin e provës në fazën e debatit gjyqësor: përmes kontradiktoritetit mes akuzës
dhe mbrojtjës të vendosura në një plan të bararabartë.
Zhvillimin e një procesi gjyqësor oral dhe publik.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT