Rregullat që zbatohen ndaj abuzimeve me pozitën dominuese të ndërmarrjeve

AuthorArdvin Kraja
PositionUniversiteti Europian i Tiranës
Pages315-319
315
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Rregullat që zbatohen ndaj abuzimeve me pozitën dominuese të
ndërmarrjeve
PhD (C.) Ardvin Kraja
Universiteti Europian i Tiranës
Abstrakt
Në ditët e sotme formacionet e mëdha ekonomike kanë marrë një rol dominues në kuadër të
kontrollit të tregjeve si pasojë e lënies së lirë të tyre nga qeveritë. Një nga format e ushtrimit të
kët̀ kontrolli është pozita dominuese e shoqërive tregtare. Fakti që një kompani mund të ketë
pozitë dominuese kjo nuk do të thotë që përbën një shkak abuziv. Abuzimi me ketë pozitë ka
sjellë për rrjedhojë edhe parashikimet ligjore në kuadër të konkurrencës efektive. Në punim
do të paraqiten mënyrat e abuzimit me këtë pozitë si edhe kur është shfaqur llimisht dhe
ndryshimet respektive nga legjislatori, duke u nisur nga e drejta e BE-së dhe duke vënë theksin
tek parashikimet ligjore që ka legjislacioni shqiptar. Pozita dominuese është një kategori e të
drejtës së konkurrencës dhe për rrjedhojë parashimiket ligjore janë në ligjin për mbrojtjen
e konkurrencës. Abuzimi me pozitën dominuese si një mënyrë e dominimit të tregut nga
shoqëritë e caktuara tregtare që abuzojnë me këtë pozitë dominuese në treg duhet të përballen
me sanksionet e vendosura në kuadër të mirë-funksionimit të konkurrencës së lirë në tregje të
caktuara. Kushtet kur mund të quhet një kompani me pozitë dominiuese janë thelbësore për të
identi kuar sjelljen e ndërmarrjeve në një treg, dhe për këtë arsye është kr̀ uar edhe Autoriteti
i Konkurrencës, si një organ mbikqyrës për veprimtarinë ekonomike të shoqërive tregtare në
kushtet e tregut të lirë dhe në kuadër të konkurrencës efektive.
Fjalë kyçe: pozitë dominuese, konkurrencë, treg, ndërmarrje, abuzim, legjilacion.
Hyrje
Traktati për Funksionimin e Bashkimit Europian nuk jep asnjë përku zim të poz-
itës dominuese. Komisioni Europian (KE) dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED)
nëpërmjet vendimeve dhe jurisprudencës së tyre kanë arritur të përcaktojnë nocionin
e pozitës dominuese. KE e përku zoi pozitën dominuese duke iu referuar dy vari-
anteve: a) Dominimit; b) Tregut. Dominimi është fuqia ose zotërimi i aW ësisë që ka
një ndërmarrjë të pengojë konkurrencën efektive në një treg të caktuar ose speci k,
ndërsa tregu është vendi ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa. Gjykata Europiane e
Drejtësisë pas propozimeve të shumta, referuar nenit 102 të TFBE-së e ka përku zuar
pozitën dominuese si një pozicion të fuqisë ekonomike që ka në treg një ndërmarrje, e
cila e lejon që të ku zojë konkurrencën efektive duke i dhënë fuqinë të sillet në masë
të dukshme, në një mënyrë të pavarur nga operatorët konkurrentë dhe konsumatorët
e saj.1 Nga ana e vet KE insiston tek pavarësia më shumë sesa tek forca që rrjedh nga
fuqia ekonmike.2 Në fakt, vendosja e theksit tek njëri apo tjetri kriter është e njejta
gjë, sepse referuar teorive dhe praktikave ekonomike, pavarësia është pasojë e fuqisë
ekonomike. Në rastin konkret, fuqia që karakterizon kompaninë në pozitën domin-
uese i lejon njëkohësisht që të ushtrojë ndikim në sjelljen e konkurrentëve të saj dhe
1 United Brands vs Commission (1978), ECJ 27/76, E.C.R 207, parag. 65.
2 Vendimi nr. 00/74, Virgin, 14 Korrik 1999, FZKE L 30 e 14 Shkurt 2000.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT