Shkathtësitë e menaxhimit të drejtorit të shkollës ndikojnë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies

AuthorVenera Këndusi
PositionFakulteti i Edukimit, Universiteti i Gjakovës 'Fehmi Agani'
Pages330-334
330
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Shkathtësitë e menaxhimit të drejtorit të shkollës ndikojnë në rritjen e
cilësisë së mësimdhënies
Venera Këndusi
Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Abstrakt
Ndikimi i jashtëzakonshëm të cilin e ka sistemi arsimor në dinamikën e përgjithshme sociale
të një vendi e bën atë të jetë element substancial i strukturës shoqërore.
Rëndësia e sistemit arsimor është aq e madhe, sa që në fakt çdo qelizë e shoqërisë – në një aspekt
të caktuar - varet prej këtij sistemi. Rrjedhimisht, edhe suksesi apo dështimi i strukturave të
caktuara të shoqërisë është i lidhur shumë ngushtë me nivelin e kualitetit të arsimit.
Kjo është arsyeja kryesore që studimet dhe hulumtimet për sistemet arsimore, pa marrë
parasysh vendin apo kohën, ngërthejnë në vete një peshë të madhe shoqërore, kulturore,
politike, ekonomike, etj. Hulumtimi i mirë lltë dhe profesional i sistemit arsimor në përgjithësi,
por edhe i përbërësve të tij speci kë në veçanti, ndikon fuqishëm në analizimin objektiv të
gjendjes aktuale, duke ndihmuar në identi kimin e shkaqeve dhe pasojave që ndikojnë (dhe
ndikohen) prej saj.
Në këtë kontekst, analizimi i shkathtësive të menaxhimit të arsimit të drejtorëve të shkollave
është njëra prej pikave më të rëndësishme të mozaikut të përgjithshëm arsimor.
Drejtorët e shkollave janë “të parët mes të barabartëve”, kurse a ësia e tyre menaxheriale e
determinon orientimin zhvillimor të një shkolle të caktuar. Për këtë arsye, rëndësia që duhet
t’i kushtohet punës së tyre vjen për pasojë të implikimeve afatgjate në mbarëvajtjen kolektive
të punës së një shkolle.
Duke u nisur nga ky parim, qëllimi parësor i këtij hulumtimi qëndron në identi kimin e rolit,
funksionit dhe rëndësisë së drejtorëve të shkollave në menaxhimin e një shkolle të suksesshme
dhe cilësore.
Hyrja
Sqarimi i nocioneve themelore dhe vështrimi teorik
Sipas “Fjalorit të psikologjisë”, me nocionin shkathtësi kuptojmë llojin e veprimtarisë
së njeriut, të cilën e karakterizon gatishmëria për t’i kuptuar kërkesat e situatës së
krij uar dhe për të reaguar shpejt, lehtë, e mirë ndaj tyre, duke zbatuar me sa më
përpikëri veprimet e mësuara. (Nushi,1987:285).
Në “Fjalor edukimi”, ky nocion përshkruhet si mundësi që bazohet në a ësinë
e zhvilluar nëpërmjet mësimnxënies, ushtrimit, përvojës dhe timit të dij eve
(Grillo,2002:295)
Nga kjo kuptojmë se sa është njeriu i gatshëm dhe i a ë të kuptojë shpejt dhe të
reagojë në rrethana të caktuara duke i shfrytëzuar mirë njohuritë e tij .
alorë të ndryshëm të gjuhës angleze, nocioni menaxhim rrjedh nga ala angleze
“manage”, që do të thotë drejtoj, administroj, qeveris.
Përfaqësuesi i teorisë klasike mbi menaxhimin, Henry Fayol, menaxhimin e de nonte
si “parashikim, plani kim, komandim, koordinim dhe kontroll në procesin e arritjes
së qëllimeve të kompanisë (Ramosaj,2004:26).
Në fushën e arsimit, nocionet menaxhim dhe administrim shkollor në gjuhën shqipe
përkthehen si drejtim dhe qeverisje shkollore.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT