Shqipëria në stuhinë e traktateve sekrete

AuthorMuhamet Mavraj
PositionUniversiteti i Prishtinës dhe Kolegji 'Fama'
Pages612-619
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
612
Shqipëria në stuhinë e traktateve sekrete
Muhamet Mavraj, PHDc
Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji “Fama”
Abstrakt
Është bërë një shekull i plotë që nga Pakti i fshehtë i Londrës (26 prill 1915) që vendosi për
Shqipërinë të kundërtën e Vendimit përfundimtar të Londrës (29 korrik 1913). Shpjegimet e
literaturës sonë për atë Pakt rregullisht kuzohen në viktimizimin special të Shqipërisë. Ky shpjegim
është ekskluzivisht i selektuar dhe vetëm për fazën e selektuar të zhvillimeve ndërkombëtare. Një
shpjegim në zgjerim të kontekstit horizontal dhe kontekstit të marrëdhënieve ndërkombëtare,
do të mundësonte një kuptim më të qartë të 26 prillit 1915, të fatit shqiptar, të rrethanave përtej
zonës adriatike dhe logjikës së funksionimit të Pushteteve të Mëdha pas provokimit dramatik të
drejtpeshimeve botërore. Pakti i fshehtë i Londrës është vetëm një në stuhinë e pakteve të fshehta të
Luës së Parë Botërore. Se çfarë përfshiu kjo stuhi, se cilat janë dallimet e të përbashkëtat e pakteve
tjera me atë të Londrës, se cilat zona e popuj u përfshinë në objektivat e atyre pakteve dhe nga
cilat fuqi botërore, do të shpjegohet në punimin posht abstractit. Gjithashtu, do të jepet përvoja
paraprake dhe e pastajme në zejen e pakteve, traktatave, marrëveshjeve të fshehta, premtimeve të
shkruara ose gojore, zonave të pakteve të fshehta dhe përplasjen e këtij modeli të diplomacisë me
konceptin e ri që solli Wilsoni në Konferencën e Paqes.
Shpjegimi do të prek tërthorazi paqëndrueshmërinë e teorisë deklarative të së drejtës ndërkombëtare
në raport me njohjen e shtetit shqiptar.
Termat kyçe: Pakti i fshehtë i Londrës, Paktet e fshehta të Antantës, Lua e Parë Botërore, Teoritë e
njohjes ndërkombëtare, 14 Pikat e Uillsonit.
Hyrje
Kur Lua e parë Botërore po hynte në çastet vendimtare, u ndërthurën nga Antanta një
stuhi premtimesh e marrëveshjes të fshehta për tapi shtetesh e tapi tokash të huaja. Kjo
është diploamcia e Antantës gjatë Luës së Parë Botërore. Lojtari kryesor që e kishte art
këtë tip diplomacie, ishte Britania e Madhe. Traktatet e Fshehta dhe premtimet kontraverze
për përtime të Luës, bëhen edhe bazë e Traktateve të Paqes, ndonëse Uillsoni që në
pikën e parë të programit të tij 14 pikësh1 angazhohej kundër jetësimit të marrëveshjeve
të fshehta ndëraleate, të nënshkruara gjatë luës. Aktorët dhe autorët e tyre ishin ende në
pushtete dhe pjesëmarrës në Konferencën e Paqes. 1500 ditët e Luës së Madhe, mbytën
mesatarisht nga 6000 njerëz në një ditë (Merriman, 2004, 1032). Dëmet tjera zike në
njerëz, dëmet shpirtërore, morale e materiale ishin të përmasave kolosale. Por, në tryezë
do të nxirren letrat që sollën këtë Luë të Madhe dhe ato që e përfunduan atë: në çdo
sektor të luës ishin bërë traktate të fshehta e të hapta, pothuajse asnjëra me tjetrën të
pajtueshme.
Tërë logjika e premtimeve dhe traktateve sekrete e publike ka një funksion: tërheqjen e sa
më shumë aleatëve kundër boshtit gjerman. Forcat gjermane dhe osmane do të humbnin
në Lindjen e Mesme po të shkonte përkrahja arabe në anën britanike, rrjedhimisht të
Antantës, ndërsa në Evropë forcat austro-gjermane do të humbnin po të hynte Italia në
anën e Antantës.
1Shpallur llimisht në janar 1918, në Kongres, konrmuar më 4 korrik 1918 te varri i Xh.Uashingtonit

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT