Sigurimi atipik i provës
Author | Majlinda Andrea - Ylli Pjetërnikaj |
Position | Gjykata e Lartë - Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë |
Pages | 358-365 |
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
358
Sigurimi atipik i provës
PhD (C.) Majlinda Andrea
Gjykata e Lartë
PhD (C.) Ylli Pjetërnikaj
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
Abstrakt
Proçesi gjyqësor është riprodhim i një fakti tipik me karakter historik. Shkalla e
riprodhimit të këtij fakti varet kryesisht nga mundësia e organit të akuzës për të
riprodhuar elemëntet thelbësorë të tij ,me anë të provave të paraqitura. Shprehja “për të
riprodhuar elemëntët thelbësore të saj”, nënkupton ata elementë që e riprodhojnë ngjarjen
në tiparet e saj qënësore, pa të cilët ose pa njërin prej tyre, fakti tipik nuk mund të
riprodhohet, mbetet e pa vërtetuar dhe si rrjedhojë nuk mund të merret parasysh nga
gjykata.
Dëtyra e gjykatës për të dhënë drejtësi ndërlikohet nga dinamizmi dhe evulimi i
shoqërësisë njërëzore Legjistacioni, gjithmonë, duhet të përshtatet me këto ndryshime ,
t’i ligjërojë ato. Kjo kërkon që ligjet të ndryshojnë, të azhornohen , te plotësojnë dispozita
të reja, ose të ridimensionohen dispozitat ekzistuese.
Shpeshherë ngurtësia që karakterizon institutet procedurale penale e limiton mundësinë
e gjykatës për njohjen e të vertetës. Një aspekt i tillë gjen pasqyrim në qasjen që ka
legjislatori ndaj instituteve kazuale dhe jo atyre organike. Ndryshimi i frymës së
legjislatorit ndaj këtyre instituve në përgjithësi dhe ndaj atij të sigurimit të provës në
veçanti, diktohet nga nevojat praktike dhe nga angazhimet ndërkombetare që Republika
e Shqipërisë merr përsipër.
Lidhur me sigurimin e provës është e nevojshmë ndërhyrja legjislative për të ligjeruar
sigurimin atipik të provës, e cila do të sillte efiktivitet në dhënies e drejtësisë dhe rritje e
standartit të mbrojtjes e të drejtave themelore të njeriut, sepse ky institut do të sillte
marrje dhe verifikim të provës gjatë hetimeve paraprake edhe në raste të tjera, të cilat
nuk janë parashikuar në ligj, por që ndikojnë në vertëtësinë ose ekzistencën e provës.
Fjalë kyçe: Institut, sigurim, prove, atipik , drejtësi.
Hyrje
Qëllimi i ekzistencës së institucionit të gjykatës është dhënia e drejtësisë, e cila përbën
në vetvete parimin themelor të organizimit dhe funksionimit të sistemit të qeverisjes
në vendin tone, themelin e shtetit të së drejtës dhe atij ligjor (Kushtetura e Shqipërisë,
1998). Në realizimin e kësaj detyre, kaq të lartësuar, gjykata duhet të aplikojë me
efektivitetin e sanksionuar në ligj parimet e së drejtës materiale dhe parimet e së
drejtës procedurale, sepse suksesi në një detyrë të tillë është i kushtezuar nga niveli
i standartit të procesit të provuarit, e cila i jep dhënies së drejtësisë natyrën e të
vertetës procesuale, dhe jo asaj natyrore.
Standartin më të lartë në dhënien e drejtësisë gjykata e arrin kur e verteta procesuale
To continue reading
Request your trial