Sipërmarrja në qendër të ndryshimeve ne edukimin universitar shqiptar

AuthorNikollaq Pano - Ira Zoga (Gjika)
PositionShLP 'Mesdhetare' e Shqiperise
Pages323-331
323
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Sipërmarrja në qendër të ndryshimeve ne edukimin universitar shqiptar
Dr. Nikollaq Pano
ShLP “Mesdhetare” e Shqiperise
Dr. Ira Zoga (Gjika)
ShLP “Mesdhetare” e Shqiperise
Abstrakt
Ne këtë punim autoret synojne te argumentojë lidhjen ndermjet sipërmarrjes dhe tregut
te punës me zhvillimet e reja te “tregut universitar” ne Shqipëri. Bëhen përpjekje per te
analizuar efektet që mund te ketë mbi kete fenomen ligji i ri mbi arsimin e lartë si dhe
përpjekja e vazhdueshme që edukimi universitar te shnderrohet në nje levë te
rëndesishme te zhvillimit ekonomik të vendit.
Bashkëveprimi i “tregut universitar” me zhvillimin ekonomik të një vendi shikohet i
lidhur ngushtë jo vetem me tregun e punës dhe limitet e tij, por edhe me procesin e
sipërmarrjes, që zhvillohet në një treg te hapur e në rritje. Zhvillimi i kapitalizmit personal
dhe i shoqërive pa punonjës mbeshtet gjithnjë e me shumë kete konkluzion.
Ne raportin midis edukimit dhe zhvillimit ekonomik, ky punim mundohet të integroje
dhe një parameter te ri, te pa analizuar me parë, vleren e stokut te kapitalit njerëzor.
Konkluzioni themelor i studimit është qe inovacioni si në të gjitha fushat ashtu dhe në
lëmin e ekonomisë është, nga origjina e tij, gjithmonë më afer universitetit. Në të njejtën
kohe universiteti është mjeti më i mirë për të trasformuar DIJET, për të cilat jane shpenzuar
para, në IDE që mund te sjellin më shume zhvillim e para.
Nga pikepamja metodike, punimi eshte mbeshtetur ne shqyrtimin e literatures mbi
edukimin dhe sipermarrjen dhe studimin empiric te autoreve ne mjedisin universitar
shqiptar. Ne percaktimin e lidhjeve midis tregut te punes, tregut universitar dhe tregut
te investimeve eshte zbatuar metodika e deduksionit logjik bazuar ne te dhena statistikore
sekondare.
Fjalë kyçe: “Tregu Universitar”, “sipermarrja”, “Start-up”, “spin-off”, “Laboratoret e
Biznesit”.
Hyrje
Gjithë përpjekjet e paleve te interesuara për të modernizuar “Tregun Universitar
Shqiptar” fillimisht fokusoheshin në pershtatjen e dijeve me nevojat e tregut te
punës, gjë që solli ndryshime të rëndësishme jo vetem të programeve mësimore, por
dhe të politikave te rekrutimit te studentëve. Pas lulezimit të universiteteve private
u duk qartë se lidhja e shkollës me tregun e punës është e rëndësishme, por e
rëndësishme është njëkohesisht edhe lidhja e shkollës me sipërmarrjen. Kjo për faktin
se dhe në “Tregun Universitar Boteror” u pranua nga të gjithë që tregu i punës
edhe në zhvillimet e tij më të mira është i limituar dhe gjithmonë i dominuar nga
një papunesi e vullnetshme qe objektivisht percakton limitin e tij. Filloi keshtu një
politikë e re universitare, ajo e stimulimit te figurës se sipërmarrësit që në bankat e
shkollës duke stimuluar një treg që nuk njeh limite, “Tregun e Sipërmarrjes”

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT