Sistemi bankar në ekonomi dhe kreditë me problem

AuthorVladimir Mici
PositionUniversiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Pages55-63
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
55
Sistemi bankar në ekonomi dhe kreditë me probleme
Vladimir Mici
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Abstrakt
Sektori nanciar shqiptar në periudhën e tanishme përfaqësohet mbi 90% prej sektorit bankar.
Përveç bankave tregëtare ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe një serë subjektesh nanciare jo bankare
si kompanitë e sigurimeve, kompanitë e pensioneve, kompanitë e kursim kreditit etj. Sot në Shqipëri
nuk ekzistojnë tregjet e kapitaleve.Bursa e Tiranës është mbyllur me një vendim të parlamentit
të Shqipërisë. Duke qënë sektori kryesor nanciar në mbështetje të ekonomisë shqiptare sektori
bankar ka përballuar dhe vazhdon të përballojë një ngarkesë të madhe në fushën e qarkullimit
monetar. Kjo peshë që përballon dhe një sërë arsyesh të tjera të brendëshme dhe të jashtëme ka
bërë që ky sektor të jetë në fokusin e një analize të vazhdueshme prej BQ-së dhe prej Parlamentit
Shqiptar. Në këtë material do të marrim në analizë gjendjen e këtij sektori në vitet e fundit. Do
të shikojmë ecurinë e tij dhe ecurinë e treguesve makroekonomikë, do analizojmë kreditë me
probleme dhe qëndrimin e Bankës së Shqipërisë ndaj këtyre problemeve. Synimi është të shikojmë
se ku janë dobësitë e sistemit bankar shqiptar dhe të japim mendimet tona se cilat janë disa nga
rrugët për përmirësimin e këtij sektori, në veçanti të uljes së përqindjes së kredive me probleme
ndaj totalit të kredive.Në analizë janë përdorur metodat e përshkrimit, krahasimit, analizës dhe
sintezës, metoda e korelacionit dhe një sërë indeksesh të përqëndrimit.
Fjalë kyçe: Bankë, kredi me probleme, depozita, normë interesi, PBB, inacion, rregjistër kredie,
ristrukturim i kredive, kolateral, aktive nanciare, passive nanciare, etj.
Sistemi bankar në ekonomi dhe kreditë me probleme
Dinamika dhe roli kreditit bankar në rritjen ekonomike
1. Kreditë me probleme dhe mundësia e zbutjes së tyre
Tipa re të disa prej treguesve kryesorë që tregojnë ecurinë e sistemit bankar në Shqipëri.
= Rritja e përqindjes së kredive me probleme ndaj totalit të kredisë.
= Rritja e përqindjes së kredive të humbura ndaj totalit të kredisë.
= Rënja e përqindjes së normës së depozitave në lekë.
= Mosshoqërimi i uljes së normës së interesit të depozitave me ulje të interesit të normës
së kredive në lekë.
=Një pjesë e vogël e debitorëve kishin marrë pjesën më të madhe të kredive.
=90% e depozitave i kanë 5% e depozituesve.
=Ndryshimi midis bankave në përqindjen e kredive me probleme.
=Shpërndqarja e kredive sipas degëve jo eciente.
=Shpërndarja sipas monedhave jo eciente.
=Shpërndarja për kredi dhe për aktiver jo normale.
=Shpërndarja brenda për rezidentët dhe jo për rezidentët jo normale.
=Shpërndarja e dobët e kredive sipas degëve të ekonomisë.
=Shpërndarja e dobët sipas rretheve të vendit.
Banka e Shqipërisë ka synuar në përafrimin e standarteve dhe praktikave mbikqyrëse me

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT