Sistemi europian i mbrojtjes së të drejtave të njeriut

AuthorSkerdilajd Bajramaj
PositionSpecialist Kabineti, KESH SH.A
Pages428-435
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
428
Sistemi europian i mbrojtjes s t drejtave t njeriut
Skerdilajd Bajramaj
Specialist Kabineti, KESH SH.A
Abstra kt
Studimi ka si objekt trajtimin që i behet çështjes së të drejtave të njeriut nga një
këndvështrim juridiko-institucional dhe lozok. Mbrojtja e të drejtave të njeriut ka
qenë temë kulmore në arenën ndërkombëtare menjëherë pas Luës se II Botërore, e cila
përfaqësoi edhe shkeljen më agrante dhe çnjerëzorë të këtyre të drejtave. Hapat e parë të
mbrojtjes institucionale dhe juridike të këtyre të drejtave i gjejmë në sferën globale.
Akti i pare dhe më i rëndësishmi është “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut” e
miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, e cila i hapi rrugën edhe sistemeve, më të
vogla rajonale dhe më të detajuara, që kishin në fokus mbrojtjen e këtyre të drejtave. Ajo
që na intereson në veçanti në këtë punim është studimi i sistemit evropian, pjesë e të cilit
është edhe vendi ynë.
Analiza do të fokusohet në veçoritë që karakterizojnë mbrojtjen e këtyre të drejtave në
kuadrin rajonal evropian. Do të shohim se si funksionon sistemi evropian i mbrojtjes së
këtyre të drejtave. Më pas do të kalojmë në analizimin juridik dhe lozok të Konventës
Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Një vend të rëndësishëm në këtë studim zë edhe roli që ka luajtur dhe luan Gjykata
Evropiane e të Drejtave të Njeriut për mbrojtjen faktike të këtyre të drejtave si dhe
interpretimi korrekt i këtyre vendimeve nga ana e shteteve anëtare. Këtu do të shohim dhe
ndikimin e vendimeve të saj në Republikën e Shqipërisë dhe natyrën e këtyre vendimeve.
E gjithë analiza do të shoqërohet edhe me disa konkluzione që shpresoj të pasurojnë sado
pak vlerat e doktrinës së të drejtave të njeriut në vendin tonë.
Hyrje
Një ndër aktet e para në Evropë që rilindi nga gërmadhat e Luës së II Botërore, dhe
kishte në përmbajtjen e tij një referim solemn tek principi i dinjitetit njerëzor, ishte Ligji
themelor i Republikës Federale Gjermane. Ky princip u adoptua edhe nga hyrja e Kartës
së të Drejtave emelore të Bashkimit Evropian ku theksohet se: “Bashkimi ngrihet mbi
vlera të pamohueshme dhe universale të dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë dhe solidaritetit
dhe nga neni I-2 i të sapo lindurës “Kushtetutë Evropiane, sipas së cilës: “Bashkimi
ngrihet mbi vlera që respektojnë të drejtat e njeriut, liritë, demokracinë, barazinë, shtetin
e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që ju
përkasin pakicave”. Një mënyrë solemne për tu kujtuar popujve të Evropës, që vlerat tek
të cilat ngrihet procesi i bashkimit të kontinentit plak, rrjedhin nga kujtesa e të këqijave
absolute të kampeve të përqendrimit dhe jo vetëm, si dhe të kapërcimit të mitit të mos
kushtëzimit të sovranitetit të shtetit, nga kuzime me karakter etik.
Sot ndarja bipolare e skenës ndërkombëtare, që ekzistonte në kohën e miratimit të
Deklaratës Universale, është shuar pothuajse fare. Rënia e komunizmit dhe përhapja
e gjerë e “vlerave demokratike, dukeshin si të dhënat e nevojshme për të përhapur në
shkallë globale alorin e të drejtave të njeriut. Fundi i “luës së ohtë”, kishte nxjerrë në
plan të parë, probleme politike, natyra etnike e të cilave ishte evidente. Çështje si të drejtat

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT