Sistemi i dënimit te të miturit, standartet e nevojshme në dhënien e drejtësisë

AuthorAljona Laska
PositionUniversiteti 'Ismail Qemali' Vlorë, Vlorë/Shqipëri
Pages155-161
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
155
Sistemi i dënimit te të miturit, standartet e nevojshme në dhënien e drejtësisë
MSc: Aljona LASKA
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Vlorë/Shqipëri
Abstrakt
Trajtimi i të miturit në kuadër të ligjit dhe sistemit të drejtësisë penale përbën një cështje shumë
komplekse dhe delikate. Gjatë trajtimit të saj duhet të mbahet parasysh garantimi në cdo rast i
interest më të lartë të të miturit dhe ofrimi i garancive me karakter material dhe procedurial për
realizimin e saj. Në këtë artikull synohet të evidentohen problematikat që lidhen me trajtimin
e të miturve që kanë kryer vepra penale dhe aplikimi efektiv i standarteve të sanksionuara në
legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në dhënien e drejtësisë për të mitur.Të miturit në
konikt me ligjin dhe kriminaliteti i zhilluar në rradhët e tyre përbën një problem shqetësues
për institucionet shtetërore dhe për shoqërinë. Reektimi i këtyre sjelljeve kriminale tek të rinjt
përbën një cështje të rëndësishme të së tashmes dhe së ardhmes, ku kjo e fundit shihet si n
prioritet i rëndësishëm. Parandalimi i sjelljeve kriminale dhe riedukimi i të miturve që kanë
kryer vepra penale është qëllimi kryesor i politikave penale. Metodologjia e përzgjedhur për këtë
punim përfshin harmonizimin e metodës së analizës teorike dhe metodës krahasimore. Përcaktimi
dhe analizimi i kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar në këtë fushë, reektimi i mendimit
akademiko-shkencor dhe interpretimi i qëndrimeve të mbajtura nga gjykatat ndërkombëtare ndaj
të miturve në konikt me ligjin.Gjykojmë se tema paraqet një interes të vecantë në zhvillimin e
mendimit akademik në këtë fushë dhe ndihmon institucionet e aplikimit të drejtësisë për të mitur
në përmirësimin e punës së tyre në raport me këto subjekte.
Fjalët kyce: i mitur; të miturit në konikt me ligjin; instrumentat ndërkombëtar; drejtësi restaurues;
jurisprudenca e GJEDNJ.
Hyrje
Kriminaliteti është një fenomen i hershëm i cili daton që në fazat e para të krijimit të
shoqërisë njerëzore. Sjelljet kriminale ishin të dënueshme mbi bazën e dënimeve zike,
të cilat caktoheshin në mënyrë të njejtë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijet. Trajtimi
i diferencuar i të miturve nisi në një periudhë më të vonë, ku llimisht nuk u caktua një
ku ks moshor që sanksiononte përgjegjësinë penale, por u përdor si kriter aësia për të
kuptuar dallimin midis së keqes dhe së mirës. Për here të parë në legjislacion sanksionohet
mosha për përgjegjësi penale në ligjet e shteteve europiane si: në Hollandë me ligjin e vitit
1901, në Suedi me ligjin e vitit 1902, në Belgjikë me ligjin “Për mbrojtjen e të miturve”
1912, në Gjermaninë 1923 (Xhafo, 2012, 11).
Në këtë kuadër reformash u ndërmorën edhe hapa të tjerë të cilët garantonin një mbrojtje
më të madhe për të miturit, kështu u krijuan gjykata të posacme të cilat kishin si kopetencë
të vecantë gjykimin e delinkuentëve të mitur. Një masë e tillë ndërmerret në Cikago në
vitin 1899 ku krijohet për here të pare gjykata për të mitur (Salihu, 2005, 16).
Aktualisht trajtimi i diferencuar i të miturve në konikt me ligjin përbën një standart të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT