Sociologjia në shkollat e mesme në demokracinë tonë të trazuar

AuthorAida Serjanaj
PositionAgjencia Kombëtare e Provimeve
Pages339-343
339
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Sociologjia në shkollat e mesme në demokracinë tonë të trazuar
Aida Serjanaj
Agjencia Kombëtare e Provimeve
Abstrakt
Demokracia në Shqipëri erdhi mes një populli të uritur për të. Pritshmëria e njerëzve u
përball me babëzinë e klasës politike që nuk u pa të “gatuajë” dhe racionojë atë që i duhej
vërtet këtij populli. Arsimi pësoi goditje nga më të rëndat nga kjo gjendje. Përpjekja për
të sjellë të rejat më të përparuara nga bota e qytetëruar solli një miks reformash të
paharmonizuara me njëra tjetrën. Secila legjislaturë u vu në garë të shfrenuar me atë
paraardhëse për të realizuar brenda mandadit të vet, atë që pretendonte se do të sillte
suksesin maksimal në arsim.
Një e tillë ishte reforma që i dha goditje bllokut të lëndëve të civiksit në shkollë të mesme.
Pasoja më e rëndë në këtë bllok ishte heqja e lëndës së sociologjisë nga menyja e lëndëve
në kurrikulën bërthamë. Statusi i saj u bë “lëndë me zgjedhje të detyruar”1, ndërkohë që
disa lëndë bërthamë rimarrin informacion të njëra-tjetrës. Të tilla janë: aftësimi për
jetën, bilogjia dhe qytetaria 11. Kjo ndodhi në vitin shkollor 2010-2011, klasa e XI-të, e
më pas, matura e parë që iu nënshtrua sistemit të arsimit të detyruar 9-vjeçar. Pasoja e
këtyre dukurive ra mbi nxënësit që mbesin me formim të cunguar pa studimin e
fenomeneve sociale. Qytetaria aktive vjen nga njerëz të mirëinformuar. Këtë informacion
e jep sociologjia si me problemet që trajton, ashtu edhe me mënyrën si e paraqet
perspektivën e shoqërisë në fusha të ndryshme.
Fjalë kyçe: sociologji, lëndë bërthamë, lëndë me zgjedhje, formim qytetar.
Hyrje
Shqetësimi që paraqet ky punim është i një armate mësimdhënësish të sociologjisë
nga e gjithë Shqipëria. Megjithëse e kemi shtruar dhe diskutuar me kolegët në vite,
ky problem nuk është paraqitur ndonjëherë në nivele të tilla si në këtë punim.
MASH2 miratoi programet mësimore të propozuara nga IZhA 3 në vitin shkollor
2009-2010, kur nisi për herë të parë zbatimi i kurrikulës së re AML4 me një menu
lëndësh bërthamë dhe një tjetër me zgjedhje. Zgjedhja ishte e detyruar ose e lirë. Kjo
u cilësua si një nga sukseset në reformat arsimore. Prej kohësh ishin kryer takime
nga IZhA me mësues me përvojë dhe asnjëherë nuk ishte dëgjuar ndonjë propozim
për heqjen e sociologjisë nga lista e lëndëve bërthamë. U ndodhëm përballë faktit të
kryer kur MASH solli programet e vitit shkollor 2009-2010. Klasat e dhjeta tashmë
zhvillonin lëndën e qytetarisë si edukim ligjor. Kjo lëndë zhvillohet edhe në
klasën e 11-të. E ndërmora përgatitjen e këtij studimi me shpresën se diku do të
1 www.izha.edu.al.
2 Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, sot MAS-Ministria e Arsimit dhe e Sporteve.
3 1965-Insituti i Studimeve dhe Botimeve, 1970-Insituti i Studimeve Pedagogjike, 2003-Insituti i Kurrikulave
dhe Standardeve dhe Qendra e Trainimit dhe Kualifikimit për Arsim, tetor 2007-Insituti i Kurrikulave dhe
Trajnimit, , mars 2010-Insituti i Zhvillimit të Arsimit.
4 Arsimi i Mesëm i Lartë.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT