Sovraniteti në aktualitetin shqiptar (Filozofi Politike)

AuthorArben Voci
PositionFakulteti i Shkencave Sociale, UT
Pages201-211
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
201
Sovraniteti n aktualitetin shqiptar
( Filozo Politike )
Arben Voci
Fakulteti i Shkencave Sociale, UT
Abstra kt
Nëse shtrohet pyetja rreth elementeve të veçanta, nga të cilat përbëhet një bashkësi sho-qërore
demokratike, arrihet domosdoshmërisht te thënia, sipas së cilës demokracia është sundim i popullit.
Të njëjtën gjë nënkupton edhe përkthimi nga greqishtja i alës “demokraci”. Në çdo ku-shtetutë
demokratike, në këtë apo në një formë tjetër gjendet thënia, sipas së cilës populli është bartësi i
fundit i gjithë sovranitetit. Sipas saj, pushteti është i legjitimuar në mënyrë demokratike vetëm në
rast se ai ka dalë nga vullneti i lirë dhe me miratimin e popullit. Nëse qeverisja e popu-llit përmes
popullit, nëkohën tonë është e pamundur për shkak të arsyeve tëbre-ndshme dhe të jashtme,
atëherë mbetet si konkretizim isovranitetit të popullit para së gjithash zgjedhja e përfaqësuesve,të
cilët më pas e udhëheqin me përgjegjësi qeverinë sipas vullnetit të popullit dhe me miratimin e tij.
Me themelimin e shtetit shohim të lidhur ngushtë problemin e sovranitetit, pasi kemi de-legim të
tij, nga individi në drejtim të shtetit. Këtu së pari merret mendimi politik. Para se të jetë objekt i të
drejtës kushtetuese, i të drejtave në përgjithësi, ai, sovraniteti së pari shihet dhe trajto-het brënda
hapsirave të lozosë.
Natyrshëm në realitetin politik shqiptar lind pyetja sa Sovran është populli dhe si sillet bartësi i
sovranitetit me sovranin?
Vendimi mbi çështjet detale i lihet përfaqësuesve të zgjedhur;zgjedhësi vetëm duhet të vendosë në
mes kandidatëve të prezantuar nga partitë dhe t`i zgjedhë ata,për të cilëtnë kushte të rëndomta,
për shkak të përkatësisë së tyre partiake mendon se do të bëjnë politikë në kuptimin e bindjeve
dhe interesave të tij. Këtu do kishte përsëri një ndalesë. A i plotësojnë zgjedhjet në Shqipëri kushtet
dhe standartet për të qënë vërtetë demokratike? Ai që do t’i japë kuptim vullne-tit të popullit
duke marrë në konsideratë aktin e daljes në zgjedhjeduke i bërë atonë këtë mëny-rë instrument
vendimtar të konkretizimit tësovranitetit të popullit, duhet tëparashtrojë llimisht disa kërkesa.
Të zgjedhurit mund të lidhen me vullnetin e zgjedhësve vetëm nëse ata detyrohentë zgjidhen
rregullisht në intervale periodike kohore, për të marrë pëlqimin ezgjedhësve për punën e tyre
tëderitanishme dhe për vazhdimin e saj në të ardhmen. Vetëm në këtëmënyrë, të zgjedhu-rit
detyrohentë respektojnë bindjet dhe interesat e zgjedhësve të tyre. Përveç kësaj, populli zgje-
dhës duhet të ketëmundësinë e vërtetë të zgjedhjes. Zgjedhjet duhet t’i ofrojnë atij alternativa të
ndryshmetë pavarura dhepersonale. Listat me kuj të përcaktuar janë simptoma të diktaturës.
E drejta e përgjithshme dhe e barabartë e votës është realizuar jo ngaqë me ndihmën e saj
mundësohet zgjedhja e qeverisë “më të mirë”, por sepse ajo është provuar si metoda më e mirë dhe
praktike për sigurimin e paqes sociale.
Fjalë kyçe: Demokraci, Qytetar, Sovranitet, Pushtet, Zgjedhje.
Hyrje
Doktrina e sovranitetit të popullit hodhi poshtë pikëpamjen tradicionale, sipas së
cilës, mbretit apo princit itakonte pushteti për shkak të prejardhjes nga dinastiae tij
e dhuruar nga Zoti. Në themel të kësaj doktrine është përjashtimi, ndërhyrja e
qytetarit. Në këtë ndarje themelo-re tësunduesve dhe të të sunduarve qëndron thelbi
iantagonizmitmesdemokracisë dhe monar-kisë. Demokracia nuk i njeh shtetit pushtetin

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT