Stili i komunikimit në procesin e përkthimit

AuthorHolta Heba (Çela)
Pages42-48
42
Vol. 5 No.3
January, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Stili i komunikimit në procesin e përkthimit
(Interpretimi i fabulës)
Dr. Holta He ba (Çela)
Abstrakt
Fabula është një gjini që e ka prejardhjen nga gjuha e folur. Për sa i përket formës së saj, ajo
është një lloj përralle që preferohet të lexohet nga të gjitha moshat dhe pikërisht kjo është një
ndër arsyet pse është zgjedhur që studimi të bazohet mbi këtë gjini letrare. Të gjitha mesazhet
që përcjell një tekst, apo një ligjërim duhet të kenë një kuptim, në mënyrë që transmetimi i tyre
të jetë i saktë, por fokusimi këtë herë bie vetëm mbi gjininë e fabulës.
Pyetja kërkimore që shtrohet në këtë studim është :Sa i rëndësishëm është stili i komunikimit në
përkthimin me kuptim të fabulës?
Hipoteza e studimit : Ruajtja e kuptimit të mesazhit nga një identitet në tjetrin kërkon
domosdoshmërisht që përkthyesit të realizojnë transformime gjuhësore dhe kulturore gjatë
procesit të përkthimit.
Studimi konsiston në shqyrtimin e vetë fabulës si gjini letrare në komunikim si dhe stilit të
komunikimit të të dy përkthyesëve. Përkthyesit shqipëtarë Çajupi dhe Kokona do të arr
të përcjellin penën e La Fontenit nëpërmjet transformimeve gjuhësore dhe kulturore. Në këtë
mënyrë, ata do të sjellin fabulën më pranë kontekstit shqiptar si dhe më pranë një lexuesi të
ndryshëm në kohë për sa i përket periudhës kur janë shkruar fabulat.
Fjalët kyçe: Stil, transformime gjuhësore dhe kulturore, kuptim, mesazh.
Hyrje
Analiza shqyrtuese krahasuese realizohet duhe u bazuar në dy burime parësore:
Një libër
prej 182 faqesh, botim i vitit 2005, “Fabula të zgjedhura” si dhe një libër prej 212
faqesh, botim i vitit 1920 “Përralla të sgjedhura nga të vjershëtarit math, La
Fontaine”.
Në librin e parë janë të renditura rreth 42 fabula. Në krahun e majtë të çdo faqeje të
hapur gjenden fabulat në gjuhën frënge, kurse në krahun e djathtë gjenden fabulat e
shqipëruara nga përkthyesi Vedat Kokona.
Në librin e dytë janë rreth 113 fabula të përkthyera nga Andon Zako Çajupi. Analiza
krahasuese në këtë studim lidhet me mënyrën se si transformohet alia, shprehja,
ritmi, dhe vargu i fabulës duke u rrekur të mos transformohet mesazhi që kalon nga
njëra gjuhë dhe kulturë në tjetrën.
Stili individual i përkthyesit dhe përdorimi i transformimeve gjuhësore dhe
kulturore do të vërtetojnë hipotezën që parashtrohet në këtë studim. Të dy këto lloj
transformimesh bëhen të domosdoshme për përkthimin me kuptim të fabulës, e
cila vjen në kohë të ndryshme nga kultura franceze në kulturën shqiptare.
Metodologjia e përdorur në studim është shqyrtimi analitik krahasues ndërmjet
fabulave të gjuhës frënge të La Fontenit dhe përkthimeve nga dy përkthyesit shqiptarë
si Andon Zako Çajupi dhe Vedat Kokona. Studimi ndahet në dy pjesë kryesore. Në

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT